Mungesa e lëndëve djegëse për ngrohje vazhdon të rrisë çmimet në treg. Sipas furnizimeve të fundit me peletë nga Bullgaria, çmimi i importit deri në Maqedoni ka arritur 30 mijë denarë për një ton, ndërsa në tregun tonë ky pelet do të shitet nga 530-550 euro për ton. Inspektorati shtetëror i tregut sot zhvilloi aksion në disa pika të shitjes së druve dhe peletit në Tetovë për të verifikuar nëse respektohet marzha e vendosur prej 10%. Inspektorët nga terreni kanë marrë dokumentacionin e 6 pikave të shitjes për verifikim, por sipas faturave të blerjes, çmimet sërish janë të larta edhe për drutë 90 euro për metër kub./ alsat.m