I ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” në BDI që po i prin Izet Mexhiti nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre për dorëheqjen e ministrave, me theks të veçantë Artan Grubit.
Nga ky grup që kanë firmosur letrën thonë se nuk tërhiqen.
Në përgjigjen se a është qetësuar situata dhe a kanë hequr dorë, burime pranë grupit kanë thënë se nuk kanë hequr dorë.
Nga ky kamp i të pakënaqurve rikujtojnë se motivet e kërkesës së dorëheqjes janë për shkak të mosplotësimit të premtimeve dhe zotimeve të BDI-së, që ishin pjesë e programit në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ata thonë se kërkesat janë të qarta se dhe ishin shpalosur edhe në dhjetor të 2020 kur Mexhiti në Kuvend i kishte parashtruar pyejtje Zvkryeministrit Grubi.
Ja letra më poshtë e Mexhitit:
“Pyetjet e mia që ia parashtrova ekzekutivit të BDI-së udhehequr nga Artan Grubi sot gjatë pyetjeve për deputet
Premtimet Zgjedhore/Programi i Qeverisë
Kjo pikë apo pyetje ndërlidhet me të mëparshmen ku pamë se për një nga shtyllat kryesore të programit qeverisës, Artani u dorëzua që në javën e parë, dua ta pyes pse u dorëzua nga këto pikat tjera?
Në programin tonë për 100 ditët e para, theksoj, programi ynë për 100 ditët e para ishte i qartë:600 Euro paga minimale për stafin mjeksor
– Pension për grate e moshuara
– Punësimet në sector privat
– Orar fleksibil dhe orar të shkurtuar ditën e premte
– 20.000 euro grante për bujqit e ri
– Gjuha shqipe obligative në çdo shkollë duke filluar ne klasen 5te
– Ligji për kazinot dhe bastoret, me cilat do të largohen nga qendra, shkollat, spitalet, xhamitë etj.
Zona Vizbeg
Fiilimisht dua tu prezentoj disa fakte për zonën industriale Vizbeg për ata që ndoshta nuk janë shumë të njohtuar me specifikat. Bëhet fjalë për zonë ku kryesisht gravitojnë bizneset shqiptare. Aty gjithsej operojnë 250 kompani aktive të cilat kanë qarkullim vjetor prej 500 miliona Euro dhe kanë punësuar rreth 4.000 persona në mënyre direkte dhe 3 fish aq në mënyre indirekte duke shërbyer bizneset në forma të ndryshme. Ritja e këtyre kompanive ka shkuar me ritëm mbi 7% dhe këta kompani marrin pjesë me 4% në Bruto prodhim vendor. Investimet e deritanishme direkte në këtë zonë kanë kaluar shumën prej 1 miliard Euro.
A është përgjigja e shtetit proporcionale, e drejtë dhe korrekte?
Deri tani jo. Por ky fenomen urgjentisht duhet ndryshuar. Sot këtu jam për të bërë thirje dhe paralajmërim se nuk do të rijmë të qetë karshi faktit se kjo zonë sistematikish po diskriminohet nga faktorën e brendshëm.
Zona Industriale Vizbeg, ka qenë pjesë e programit qeverisës që nga viti 2017, por deri sot, nuk janë bërë as lëvizje minimale. Shumë projekte kanë ngec dhe po bojkotohen.Fillimisht do u kisha bërë thirje komunave që teritorialisht përfshijnë zonën, me theks të veçantë ndaj komunës Çuçer Sandevë, e cila po bën të pamundurën për ta penguar zhvillimin e zonës në forma nga më të ndryshmet. Opinioni është dëshmitar për disa nga këto obstrukcione ndaj biznesit shqiptar, por edhe shumë obstrukcione tjera do të dalin në shesh.
Këtu dua të shtoj komentin se Qeveria nuk po i ndihmon aspak zhvillimin e Zonës edhe pse është pjesë e programit. Të paktën nga këto 35.000.000 Euro që u ndanë projekteve nëpër komuna nga fondi i aeroportit të Shtipit, me vetëm 1.000.000 Euro do të mund të përfundohen shumë projekte në këtë zonë. Duke filluar nga infrastruktura themelore si ujë, kanalizim, gas, ndriçim etj.Kur jemi te projektet komunale, është e interesit jetik për zonën që të zgjerohet rruga dhe të merr karakter të bulevardit, potencoj, bulevardit, sepse çdo zgjidhje tjetër në formë të autostradës, dëmton karakterin dhe zhvillimin e zonës. Këtu i bëj thirje Qytetit të Shkupit që sa më parë ti përfshijë bizneset e zonës në krijimin e planit të ri gjeneral dhe të fillojë me projektin e ndërtimit të bulevardit me të gjitha tiparet.
Të zgjidhet statusi juridik i zonës industriale, transformimi i tokës bujqësore në industriale si dhe asflatimi i rrugëve dhe rrugicave.Sa u përket rrugëve, u bëj thirje palës maqedonase të ndalojnë obstrukcionet që po i bëhen korridorit 8. Prej në aeroplan shifet dallimi mes korridorit 8 dhe 10. Ne duhet të dëshmojmë se orientimi ynë është pro-evropian.
Ekzekutivit të BDI-së në krye me AG u porosis merrni yrnek nga Shteti më i ri në Evropë dhe i posaformuar prej Hanit të Elezit deri në Prizren për 45 min lëviz 150 km, me standarde Europiane dhe imazh i ri për Kosovën.
Prandaj, reklamimi për se di të satën herë se gjoja po ndërtojmë diçka në vetëm 2km tash të filluara është i tepërt. Këto ditë degjuam se në Maqedoni vetëm sivjet janë investuar afër 1 Miliard Euro vetëm në infrastrukturë, si është e mundur projektet shqiptare të ngecin?
Edhe porosis, kur ta përfundojmë të gjitha 12 km, jo vetëm 2 km është e udhës mos të dalim të fotografohemi aty sepse boll jemi fotografuar në Bllacë.
Dhe në fund, e rendit do ishte që së paku që këto 12 km ti përfshini kompanite shqiptare jo vetëm Granitin, së paku në formën e nën-kontraktuesve besoj se do keni aq fuqi. Nëse ata nuk marrin punë këtu në Bllacë, a mos shpresojnë se në Vallandovë do marrin ndonjë punë.
Përfaqësimi adekuat te ndërmarjet private
Pjesë e programit tonë zgjedhor Artan, dhe një nga shtyllar kryesore ishte avancimi dhe mos-diskriminimi i shqiptarëve në sektorin privat. Kjo ide e Bashkimit demokratik për integrim ishte shumë fisnike, e sinqertë dhe e drejtë. Kjo ide është mirë e menduar dhe ka të bëje me realitetin ekonomik.Në interes jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të kompanive është që të kemi përfaqësim të drejtë të shqiptarëve. Kjo do tu ndihmonte kompanive që të kuptojnë me mirë konsumuesin shqiptar. Ende tek shumica e kompanive të mëdha në vend, shqiptarët janë nën 3 % të punësuar. A është kjo reale? Kur do të fillojmë të korigjojmë këtë padrejtësi? Nëse jo sot, kur?
Qasja jonë ishte mjaft pozitive dhe sugjeruam subvencione për kompanitë që do punësojnë shqiptar. Kjo ide u hudh menjëherë posht, pse? Pas vetëm 1 pres konference në muajin e parë që paralajmërove, ideja u refuzua menjëherë. A mund të na tregosh pse u dorëzove menjëherë? Ne na u tha se programi ynë politik është i përfshirë në programin e qeverisë?
Diskriminimi i shqiptarëve në vend është sistematik të nderuar. Kjo nuk bëhet pa plan. Përveç në kompanitë tradicionale ku ska shqiptar, sisemi nuk i lejon shqiptarët as te investimet e huaja. Psh, në mënyrë pompoze paralajmërohen investime milionëshe në qytete ku 80% janë shqiptar, kurse punësohen 95%
maqedonas. Si e spjegon këtë?
Pse nuk hap vende të reja me programin K5 si zv kryeministrat e mëparshëm. Meqë përfaqësimi ende nuk është i përmbushur.
Pse u etiketuan 1.300 administratorë veç administratorëve tjerë? Pse ligji nuk përmban edhe plan transparent për shpërndarje?
Faji është i shtetit dhe jo i tyre që skanë filluar me punë, ata sot do ishin me përvojë të gjatë dhe në pozita më të larta në administratë.
Pse fillimisht nuk ua pranove fakultetet?
A ka nevojë të elaboroj pikë për pikë, apo gjërat janë të qarta?”, kishte shkruar Mexhiti.