8.9 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajme“Vuçiqi kishte dhimbje koke kur mori marrëveshjen për njohjen e pavarësisë së...

“Vuçiqi kishte dhimbje koke kur mori marrëveshjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës”

Presidenti i Serbisë ka konfirmuar se nga këshilltarët e Scholz-it edhe Macron-it ka marr “letrën”, ku disa qëndrime përputhen me dokumentin e publikuar në media. Sipas asaj draft marrëveshjeje, Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa njohja e ndërsjellë do ndodhte më vonë, në mënyrë hipotetike ndoshta pas 10 viteve, shkruan “Nova.rs”

I dërguari special Lajçak së bashku me këshilltarët e Scholz edhe Macron po punon ngutshëm në marrëveshjen për normalizimin e raporteve që mund të nënshkruhet deri gjysmën e vitit që vjen, se iu ka ofruar një letër e ka pranuar vetë Vuçiq, por nuk e ka pranuar, që nuk përjashtohet mundësia se do e marr edhe pse ka deklaruar “Ende nuk mundem, koka më dhemb”.

Ai ka thënë se disa qëndrime përputhen me ato që janë botuar në media, por vërtetësinë e plotë nuk ka mund ta konfirmojë. “Nuk mund të them që katër faqe tekst e kam mbajtur për leximin prej 15 minutave” tha Vuçiq.

Mediet kanë publikuar draft-marrëveshjen për normalizim, që nënshkrimi parashikohet deri në mes të vitit 2023, në fazën e parë Serbia nuk do njihte pavarësinë e Kosovës, por do pranon realitetin, e njohja e ndërsjellë do vinte në rend dite pas 10 viteve, kur shqyrtohet pranimi në BE.

Sipas marrëveshjes, Serbia nuk duhet bllokoj anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare përfshirë OKB, pranimi i kësaj sjell ndihmë ekonomike edhe financiare Serbisë. Nëse nuk pranohet pason izolimi ekonomik edhe financiar, por 5 vendet do të pranojnë Kosovën.

Edhe Prishtina nëse nuk pranon mund të ketë dënime, ndonëse nuk thuhet çfarë dënimi.

Nebojsha Zelenoviç, lider i “Zajedno” thotë nuk duket dokument autentik “Teksti i botuar vështirë të jetë dokument diplomatik, sipas mënyrës së shkruar. Koha nuk punon për Serbinë dhe duhet filluar procesin e marrëveshjes strategjike me perëndimin rreth këndvështrimit tonë për Ballkanin “.

Nga ana tjetër Stefan Jovanoviç nga Partia popullore tha se Vuçiq për dokumentin u desh të njoftojë Kuvendin.

“Qëndrimi ynë si parti është i qartë, Serbia nuk pranon, në asnjë mënyrë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Po shihet jo po parashihet në atë dokument, ndaj Serbisë do ketë presione, andaj kërkohet qëndrueshmëri dhe dërgim i letrave Kinës edhe Rusisë, që të bllokohet në Këshillin e Sigurimit kjo, pa asnjë shtyrje”, tha Jovanoviç.

Një tekst i tillë ishte i pritshëm për Goran Bogdanoviç, ish-ministër për Kosovë në qeverinë serbe.

“Nëse pranoni realitetin në Kosovë, askush nuk mund të thotë se eksplicit apo implicit nuk e keni pranuar pavarësinë, nëse jo formalisht, juridikisht e keni bërë. Një vendim të tillë e marrin qeveria edhe Kuvendi, por nuk është e qartë çfarë lëshimi duhet të bëjë Prishtina, nëse në një fazë të jap autonomi për veriun, por është e paqartë”, tha Bogdanoviç për “Nova”.

I pyetur nëse një tekst të tillë mund të pranohet nga qeveria, ai tha nëse kemi pranuar marrëveshjen e Brukselit, nëse kemi pranuar rregullimin kushtetues të Kosovës, nëse kemi dorëzuar institucionet shtetërore Kosovës, nuk shoh arsye që Vuçiq mos të nënshkruaj atë dokument.

“Nuk do më befasonte nëse Vuçiq e pranon. Edhe këtë do ta dëshmojë koha. Nëse pranoni të gjitha atributet e shtetësisë, që kanë dal nga marrëveshja e Brukselit, nuk shoh shkak që për të cilin Vuçiq nuk do ta bënte”, përfundoi Bogdanoviç.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments