6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme500 paraqitje për kërcënim largim nga puna, Këshilli Inspektues me apel që...

500 paraqitje për kërcënim largim nga puna, Këshilli Inspektues me apel që të respektohen masat e Qeverisë

Rreth 500 paraqitje kanë arritur deri tek Inspektorati Shtetëror i Punës, nga qytetarët të cilët janë kërcënuar nga punëdhënësit e tyre se do t’i largojnë nga puna ose do të marrin paga përgjysmë. Alajdin Havziu, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës, ju bëri thirrje qytetarëve të mos frikësohen dhe të paraqesin menjëherë probleme të tilla në inspektoratin e punës dhe ata menjëherë do të veprojnë.

“Punëtori nëse ka dokumentacion përkatës vetëm duhet ta informoje punëdhënësin se i ka dokumentat e nevojshëm dhe aty përfundon puna e tij, dhe pas kësaj nëse ka ankesa dhe vërejtje ne jemi këtu për çdo ditë edhe ditëve të vikendit që të veprojmë. Dua të ju them të gjithë qytetarëve dhe të punësuarve se të gjitha paraqitjet do të mbeten anonime dhe të mos frikësohen të paraqesin. Ajo do të mbetet tek ne, të mos kenë frikë, mesazhi është të paraqesin rastin dhe të mos kenë frikë”, deklaroi Alajdin Havziu.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur 21 objekte hotelierike për mosrespektim masave të Qeverisë. Gjatë këtij inspektimi është konstatuar gjithashtu se disa tregtarë me pakicë kanë rritur çmimin e disa produkteve.

“Gjatë kryerjes se këtyre inspektimeve, ky Inspektorat ka mbyllur 21 objekte hotelierike në të gjithë vendin, në qytet si Shkupi, Kumanove, Manastir, Koçan ,Gostivar dhe Struga. 5.19 Nga data 19 deri më 22 mars ISHT ka bërë 869 mbikqyrje për kontroll për ngrirjen e çmimeve ku disa tregtarë me shitje me pakicë kanë bërë ndryshime në disa produkte por subjektet menjëherë janë detyruar që t’I kthejnë çmimet e vjetra nga 11 marsi”, tha Magdalena Filipovska.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftojnë se janë bërë 189 mbikëqyrje ku janë konstatuar parregullsi në disa objekte sa i përket higjienës, gjithashtu në 9 mishtore është konstatuar se mishi nuk është ruajtur sipas rregullave të duhura.

Stojko Paunoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, tha se në përgjithësi respektohen masat e qeverisë për ngrirje të çmimit, problem janë vendet rurale, por se edhe atje po veprojnë inspektorët. Ai apeloi që të kthehen çmimet siç kanë qenë sepse përndryshe do të ketë gjoba të larta sipas ligjit për tregti dhe jo sipas masave të qeverisë. Gjoba arrin deri 8 mijë euro për persona juridik dhe 2400 euro për persona përgjegjës.

“Aty ku nuk do të ketë ulje ose korrigjim të çmimeve sipas 11 mars nga ana e inspektorëve po ju paralajmërojmë se dënimet janë të mëdha sipas ligjit për tregti ,nuk është sipas vendimit i cili është 5000 euro atje ku janë mbyllur objektet hotelierike , këtu veprohet sipas ligjit për tregti dhe për një person juridik është dënimi 8000 euro ndërsa për përsonin përgjegjës është 2400 euro”, deklaroi Stojko Paunovski

Gjashtë shërbimet inspektuese kanë kryer gjithsej 11.358 mbikëqyrje për të parë nëse po zbatohen masat e Qeverisë për përballjen me Covid 19.Kryetarja e Këshillit Inspektues bën apel që të respektohen masat e qeverisë sepse të njëjtat janë vendosur për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga Covid 19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments