7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajme31 qytete në botë nënshkruajnë deklaratën për investime në hapësira të gjelbra...

31 qytete në botë nënshkruajnë deklaratën për investime në hapësira të gjelbra urbane

31 qytete të mëdha në botë, duke përfshirë Londrën, Barcelonën, Athinën dhe Milanon, kanë nënshkruar një deklaratë për të investuar në hapësira të gjelbra, si një mënyrë për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës.

Qëllimi i përbashkët i rrjetit “C40” të këtyre qyteteve është që 30-40% e hapësirave urbane të jenë të gjelbra. Dokumenti që përmban këtë objektiv u nënshkrua nga kryetarët e bashkive të qyteteve pjesëtare ne rrjet.

Gjithashtu, këto hapësira do të jenë sa më të aksesueshme për qytetarët.

Mënyrat se si do të vihet në zbatim ky plan nuk është përcaktuar ende, ndërsa qytetet kanë ende kohë për të paraqitur idetë e tyre. Një nga planet përfshin mbjelljen e tre milionë pemëve në Milano, deri në vitin 2030.

Në Barcelonë ndërkohë, autoritetet po ofrojnë subvencionime të 75% të kostos së çative të gjelbra, duke krijuar hapësirë ​​për prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Giuseppe Sala, Kryetari i Bashkisë së Milanos, pas goditjes së pandemisë në këto qytete shprehu nevojën për ta bërë hapësirën urbane më të gjelbër dhe më të shëndetshme.

“Në Milano, ne jemi të përkushtuar të mbjellim tre milion pemë deri në vitin 2030, të përdorim zgjidhje sa më natyrale për të mbrojtur qytetarët nga kriza e klimës, për të rifreskuar lagjet tona me zona të gjelbra dhe ujë dhe për të rigjeneruar mjedisin urban në një mënyrë të qëndrueshme ”, u shpreh Giuseppe Sala.

Ahmed Aboutaleb, kryetari i Bashkisë së Roterdamit, deklaroi se në qytetin që drejton do të punohet me projekte që synojnë gjelbërimin e qytetit dhe të bregut të lumit.

“Këto investime do të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë, do të avancojnë biodiversitetin dhe do të na ndihmojnë për t’u përshtatur me nxehtësinë, thatësirën dhe shiun,” tha ai.

Rrjeti “C40” i qyteteve nxit ndarjen e  njohurive dhe ideve midis tyre, duke ndihmuar që objektivat për përmirësimin e klimës të përmbushën më me efikasitet.

Një numër studimesh shkencore, siç është ai “Toronto” i botuar në revistën “Nature”, tregojnë se hapësirat e gjelbra në qytete mund të përmirësojnë mirëqenien mendore dhe fizike të qytetarëve.

Qytetet që nënshkruan deklaratën janë: Athina, Austin, Barcelona, ​​Berlini, Bogota, Buenos Airesi, Kopenhaga, Curitiba, Durbani, Fritaun, Guadalajara, Haifa, Lima, Londra, Los Anxheles, Medellín, Milano, Mumbai, Nju Orleans, Parisi, Quezon City, Rio de Zhaneiro, Roma, Roterdami, Salvadori, Siatëll, Stokholmi, Sidnej, Tel Aviv, Tokio dhe Toronto.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments