15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeLetërnjoftimet me emrin e ri futen në procedurë parlamentare, nuk do të...

Letërnjoftimet me emrin e ri futen në procedurë parlamentare, nuk do të vendoset grafa etnike… ?!

Propozim-Ligji për letërnjoftime i propozuar nga Ministria e Brendshme merr dritë jeshile në trupat punues të Kuvendit.

Drafti parashikon që në kartën e identitetit përveç gjuhës maqedonase të përdoret edhe gjuha shqipe dhe gjuha të cilën e flasin më pak se 20 për qind e qytetarëve. Propozimi parashikon që përveç gjuhës maqedonase dhe angleze, përdorimi i ndonjë gjuhe tjetër në letërnjoftime mundësohet vetëm me kërkesë ekskluzive të qytetarëve.

“Qytetarëve të cilët flasin gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase, gjuhën që e flasin 20% e qytetarëve, sipas detyrës zyrtare karta e identitetit i shtypet me të dhënat në gjuhën dhe shkrimin që e flasin të paktën 20% e qytetarëve. Qytetarëve të cilët flasin gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase, gjuhën që e flasin më pak se 20% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, karta e identitetit i shtypet në gjuhën dhe alfabetin të cilën e flet qytetari. Qytetarëve të cilët flasin gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase, gjuhën që e flasin më pak se 20% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të tyre, të dhënat personale në letërnjoftim shkruhen edhe në gjuhë të cilën e përdor qytetari”, thuhet në propozim ligjin për letërnjoftime.

Letërnjoftimet me emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë, nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për letërnjoftime do të mund të përdoren deri më 12 shkurt të vitit 2024. Në kuadër të kësaj pakoje ligjore, Parlamenti në trupat punues i hapi rrugën edhe miratimit të Ligjit për personat e paevidentuar në librat amë të cilëve përmes punësimit iu mundësohet edhe regjistrimi në librat amë. Kjo zgjidhje ligjore parashikon evidentimin e personave “fantom” në regjistrat e institucioneve.

Ndërsa Qeveria propozon për herë të dytë Ligjin për letërnjoftime, propozimi i Lëvizjes Besa për vendosjen e grafës së përkatësisë etnike në kartën e identitetit mbetet premtim në letër.

Propozimi i dorëzuar në Kuvend nuk është shqyrtuar për shkak të bllokadës nga partia “E Majta”, ndërsa nga Lëvizja Besa thonë se në bashkëpunim me Qeverinë janë duke punuar për gjetjen e mënyrës së duhur që do të çonte në miratimin e ligjit.

Para një muaji hyri në fuqi ligji i ri për pasaporta, në të cilën emri i ri i shtetit u fut edhe në dokumentet e udhëtimit. Pasaportat e vjetra, të cilave iu ka kaluar afati, dhe në të cilat qëndron emri Republika e Maqedonisë, do të vlejnë deri më 12 shkurt të vitit 2024. Nga fillimi i këtij muaji veçmë duhet të jepen edhe pasaporta me emrin e ri të shtetit “Maqedonia e Veriut”.

Kryeministri Zoran Zaev javën e kaluar dorëzoi kërkesë për pasaportë të re diplomatike dhe tha se ai do të jetë personi i parë në Maqedoninë e Veriut i cili do të merr dokument udhëtimi me emrin e ri të shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments