17.6 C
Tetovo
E enjte, 8 Maj, 2025
BallinaLajme3 i 1/ Bilall Kasami për zgjedhjet në prag,me lule te dëshmorët,...

3 i 1/ Bilall Kasami për zgjedhjet në prag,me lule te dëshmorët, 3 vite me 5 maj nuk u përkujdes …BDI me reformat si BFI ???!!!

www.telegrami.mk

Lajmi interaktiv

1 .

Bilall Kasami do të kishte dashur të ishte në prezentimet sikur ” Fenomeni -bisnesmeni-politikani që dridh politikën shqiptare në Maqedoni “… por JO..JO nuk është …edhe 3 vitet që i lamë pas kishin 5 MAJ 2022-5 MAJ 2023-5 MAJ 2024 askund nuk ishte si KRYETAR KOMUNE në TETOVË ti nderonte dëshmorët me kurora lulesh ,tash në prag të zgjedhjeve komunale me 5 MAJ 2025..ishte me TUTORIN ADNAN AZIZIN për vizitë dhe vendosi kurorë-buçetë lulesh te varrezat e dëshmorëve…Por kjo nuk më befason si kronikas (përcjellës pune gazetarie në Tetovë për çdo ditë 30 vite)…Më befason reagimi i Degës së BDI-së Tetovë për këtë rast.. .bile me komunikatë e faktorizuan kinse si trim ..ja erdhi …dhe..bëhen të virgjër për një…kanë pasur njohuri për pjesëmarje të Bilall Kasamit …për atë nuk ishte i pranishëm Ali Ahmeti ndër pjesmarrës…kush e ha hudhrën…i vjen era…

Për www.telegrami.mk nga Dega e BDI-së në Tetovë, shprehen se Bilall Kasami ka shkuar rahat sepse ka pas garancione -ftesë nga qarqe të caktuara brenda BDI-dega në TETOVË ,që u pengojnë reformat dhe e mbajnë peng BDI 22 vite…kush flirton nga BDI me Bilall Kasamin dihet …i gjeni për çdo ditë në Komunë për privatizimet ,për vendet VAKËF ,për ta lagur gishtin me ndonjë tenderim komunal, si dhe për punsimet e familjarëve që i ka nën kontroll punsimet Komuna ku kryetar është Bilall Kasami …po ashtu natën mund ti gjeni lokaleve bashkë…të dy grupacionet…

==============================================================

2

VLEN vepron si parti komunikatash

komunikon me opinionin me komunikata ,komunikon nga kompjutori,nga celulari ,shpërndan dhe bombardon gjysëm muhabete në TIK-TOK, FB,INSTAGRAM …

As edhe një hap përpara ,as edhe një konkurs për mijëra punsimet me vendime pune…që do ti bënte VLEN e BDI i mbante peng për vota me kontrata në vepër …?

VLEN defokuson…të arsyetojë për mosveprim në Qeveri..as një muhabet për kundërshti ndaj planeve etnocentrike…një nacionale…të Mickoskit…VLEN.. si serialet turke meret me krijimesh afera brenda bllokut shqiptar VLEN (me vetveten)…E përzamë Taravarin nga Qeveria ,e mbajmë Arben Fetain pa Taravarin në Qeveri,Bekim Qoku SHEF -Koordinator i 9 deputetëvë …i servilosen VMRO-DPMNE-së si askush deri më tash… cili më besnik .për Makedoncki raboti

..VLEN ka idenë vetëm të rijnë në Qeveri,i shkojnë në ora 20 në Qeveri ne jemi më patriota për VMRO-DPMNE(jo për shtetin ..Po nuk u pengon BDI….tash u pengon Taravari…a për një nga Vlen komunikojnë me degët e BDI në Shkup, Tetovë,Gostivar,Kumanovë.Strugë,Kërçovë…për ndihmesë votash ….VMRO-DPMNE dhe MICKOSKI e di se me kushtetutë duhet ti avancojë të drejtat e shqiptarëve..i bishtnon …por kulmi me lojën me 9 deputet i mba ta zëmë zyrtarisht peng 25 % shqiptarë… e zhagitën sa më gjatë të mundet ,realizimin e të drejtave nacionale….pra përzihet direkt në moszgjidhjen e çështjes shqiptare sipas KUSHTETUTËS aktuale …posaçërisht në Investime,bën shkelje kushtetuese për mosinvestim të barabartë në gjithë territorin e shtetit…..Dalin njerzit e tij personal si Fatmir Limani dhe Orhan Murtezani (që nga MEPSO servilizmi i lidh) dhe shesin demagogji …Murtezani me resorin që e drejton asesi të tregojë,nuk flet se kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese kusht nga BE…flet për takime kinse të rëndësishme me nga BE…

Humori i QEVERISË VMRO-VLEN vazhdon

Ishalla Korridorin 8 nuk e emërojnë ndryshe për ta promovuar për të 10 herë përsëri me emër të ri sikur tash Autostrada Tetovë- Gostivar ..E kuptoj te Maqedonia Perendimore për shkak se me mosinvestime detyron të rrinjtë të shpërngulen …pra nuk ka investime strategjike sikur në Shtip këtyre ditëve që paralajmëron 1000 punsime..pra VLEN nuk ka KAÇIK ta ndal…dhe meret me defokusime…

Por nuk e kuptoj pse rra në kurthin e Qeveritarëve Ambasadorja Amerikane në SHKUP zonja Aggeler pse mori pjesë sërrish …apo i duhej aktivitet ditor edhe asaj …ha ha …kësaj rradhe nga Gostivari-Tetovë…SIC?!

ajo ishte në 04.04 në vitin 2024 e kaluar në të njëtin segment Tetovë-Gostivar …jo Ali Hoxha por Hoxha Ali

VMRO-DPMNE ecën moton e saj Maqedonia Maqedonasve …Karvanin me investime me punsime të bllokut maqedonas tëc VMRO-DPMNE ,po i bën poashtu baba me …me tenderime…dhe bën pallën…Zgjedhjet lokale në Maqedoninë Perendimore do i fitoje Mickoski me KËSHILLAT KOMUNAL duke i kushtëzuar Kryetarët e mundshëm për aq vota sa do ketë në Tetovë-Gostivar-Kërçovë-Strugë …me përfundim të çdo projekti komunal të jenë të përfshirë pjesë edhe pse më pak me përqindje por në nivel Repupblikës popullata supermaci…Ky stil i punës nuk është risi por vetëm rikthim …kështu vepronte Turqia në Ballkan 500 vite emronte Pashallarët në qytetet shqiptare shqiptar …por tatimin e mblidhte për Sulltanat dhe po ndonjëri nëse rebelohej dërgonte ushtrinë ta qetsonte …njëjtë në Bosnjë-Serbi-Bullgari etj…

=========================================================

3

BDI

Asesi të reformohet… njëjtë si BFI-ja …ku duhet reforma pra duke filluar nga Shaqir Fetahu…ndërsa në BDI çfarë kanë të ofrojnë më Musa Xhaferi, Talat Xhaferi,Sadulla Duraku ,Blerim Bexheti etj……dhe posaçërisht nëse nuk reformohet komplet DEGA E BDI-së në TETOVË,duke filluar nga Kryetari për një,pra për një në vertikalë e horizontalë do kalojnë më keq se 2021 …Në BDI nuk skuqen disa qarqe që koketojnë edhe me VMRO-DPMNE direkt hala marrin guximin dhe shkojnë nëpër solemnitete 22 vite HIÇ gjë nuk bënë për votuesit e lagjeve vetëm për familjarët e vet …Ali Ahmeti si duket i konvenon ekipi që humb tre herë…dhe e mba në lojë për humbjen e katërt dhe më pastaj të arsyetohet se nuk është fajtori …me ardhjen e TRUMP…çështjen shqiptare nuk ndihmon në RMV as fitorja e Edi Ramës as Qeveria e Kosovës

================================================

p.s Ka zgjidhje ….edhe në politikë bërjen shqiptare në RMV por me asnjërin aktual të dy taboreve …Referendumet të aktivizohen bile pse jo populli të deklarohet edhe për VETËM një parti politike shqiptare në RMV

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments