4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme25 vjet burg për “Organizatorët e 27 prillit” u dënuan ish kryetari...

25 vjet burg për “Organizatorët e 27 prillit” u dënuan ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski , Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Gjykata Penale shqiptoi dënimin për “Organizatorët e 27 prillit” për hyrjen e dhunshme në Kuvend, ku u dënuan ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Të akuzuarit u dënuan për veprën penale “kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë” me këto dënime:

Trajko Veljanovski dënohet me 6 vite e 6 muaj

Mile Janakieski dënohet me 6 vite e 3 muaj

Spiro Ristovski dënohet me 6 vite e 3 muaj

Vlladimir Atanasovski dënohet me 6 vite

Ndërkohë prokuroria kërkoi paraburgim për të gjithë të akuzuarit.

Gjykatësi i lëndës, Ilija Tërpkov tha se me ngjarjet e 27 prillit u dëmtua imazhi i Maqedonisë së Veriut dhe se me fotografitë e përgjakshme të deputetëve që kanë qarkulluar nëpër botë i dhanë konotacion negative vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments