12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme25 raste të reja me koronavirus, numri i përgjithshëm shkon në 354...

25 raste të reja me koronavirus, numri i përgjithshëm shkon në 354 (VIDEO)

Një 65 vjeçare nga Labunishti është viktima e 10-të nga virusi korona në vendin tonë. Viktimës në fjalë masa për testin i është marrë pas konstatimit të vdekjes, dhe rezultatet ishin pozitive. 65 vjeçarja vuante edhe nga disa sëmundje të tjera, si hipertensioni, mushkëritë, zemra dhe diabeti.

Ministri i Shëndetësisë sqaroi edhe rastet me dy lehonat, njëra nga Kumanova dhe e dyta nga Ohri që tashmë ka ndërruar jetë bashkë me foshnjën. Lehona nga Kumanova ka rezultuar pozitive, mirëpo ministri Filiçe informoi se material për testim do t’i merret edhe foshnjës.

Pacientja gjatë pranimit në spital nuk kishte temperaturë mirëpo tregoi se para disa ditëve ka pasur temperature dhe koll të thatë dhe se anëtarë i familjes ka simptoma që mund të tregojnë infektim me virus korona. Dje lehona ka pasur komplikime me mushkëritë e bardha. Ka dhe një lehonë që është sjellë mbrëmë vonë, 37 vjece nga Ohri, është sjellë në orët e vona me ndihmën e shpejtë, më temperaturë truporë 39. Mjekët kanë konstatuar se bebja në barkun e nënës ishte i vdekur dhe e kanë larguar të njëjtin. Gjatë ndërhyrjes i është komplikuar gjendja e nënës, kanë ndërhyjë mjekët, por në orë 22 është konstatuar vdekja. Nënës i është marrë material për testim, por ende presim rezultatet. Bëhet fjalë për rast të komplikuar- Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në  354. Numri i të infektuarve në Shkup ka mbërritur në 183, ndërsa në Kumanovë 54. Lajmi i mirë është se në Dibër numri i të prekurve vazhdon të mbetët 47 tashmë dy ditë, pasi që nuk ka asnjë rast të ri.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja. 7 në Shkup, 7 në Kumanovë, 2 në Prilep, 2 në Strugë, 5 në Tetovë, 1 në Gjevgjeli dhe 1 në Koçan. Nga 28 pacientët që gjenden në Dibër në mjekim shtëpiak, 11 prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do t’u masa për testim. Duke qenë se kanë kaluar ditë të mjaftueshme në izolim pritjet janë që të njëjtët të rezultojnë negativ në ri testimin për virusin korona. Gjithsej deri tani janë bërë 3775 testime- pohoi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe informoi se tashmë janë shëruar edhe 5 pacient të tjerë që kanë rezultuar negativ në dy ri-testime, dhe kështu numri i të shëruarve arrin në 17. Ai gjatë konferencës së sotme për media informoi se institucionet shëndetësore janë të përgatitura për t’u përballur me situatën në ditët e ardhshme kur parashikohet që virusi COVID-19 në fund të prillit do të ketë pikun më të madh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments