11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme2.600 të vdekur për 24 orë në SHBA nga koronavirusi, Trumpi kërkon...

2.600 të vdekur për 24 orë në SHBA nga koronavirusi, Trumpi kërkon hapjen e vendit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një tjetër rekord të zi. Afërsisht 2600 të vdekur janë shënuar gjatë 24 orëve, kjo shifra më e lartë e arritur brenda 24 orëve në të gjithë botën.

Bilanci tragjik erdhi pasi presidenti i SHBA, Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kaluar pikun e pandemisë. Ai gjithashtu e vendosi Amerikën në një posicion të fortë për të hapur ekonominë.

Administrata e Trump ka shikuar si mundësi hapjeje datën 1 maj, ndërsa presidenti ka këmbëngulur se shumë shtete mund t’i kthehen normalitetit më herët.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në total ka 640 mijë raste dhe më shumë se 30 mijë të vdekur nga Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments