11.7 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË/KUMTESË

SPB TETOVË/KUMTESË

Sot (04.05.2024) në ora 09:45 në SPB- Gostivar
është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në
mes të mjetit ngarkues ,,Mercedes Vito” me targa të
Shkupit i drejtuar nga B.K. (44) nga Shkupi dhe një
veturë “Volvo” me shenja regjistrimi të Shkupit, e
drejtuar nga V.S.(67) nga Shkupi. Në aksident lëndime
të rënda ka pësuar vozitësi i veturës “Volvo”, ndërsa me
lëndime kanë pësuar vozitësi i “Mercedesit” dhe
pasagjeri F.M.(55) nga Shkupi, të cilat janë konstatuar
në spitalin “Ferid Murad” në Gostivar. Me autorizim të
prokurorit publik, ekipi inspektues i DPB-Gostivar ka
kryer inspektimin në vendin e aksidentit.

Më datë 04.04.2024 në ora 22:45 në vendkalimin
kufitar Jazhincë, punonjësit e policisë kanë ndaluar
personat M.Z.(46) dhe A.H.(37), të dy nga Republika e
Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit dhe kontrollit kufitar
është konstatuar se kanë pasur qëndrim të padeklaruar
dhe të tejkaluar të qëndrimit në vend. Ata i janë
dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Tetovë për
procedurë të mëtutjeshme.
……
Me datë 04.04.2024 në ora 22:25 në rrugën
rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, zyrtarët policorë të
SPB-Tetovë kanë arrestuar personin B.Z.(49) nga
Tetova. Njëzet minuta më parë është raportuar nga
personi M.B. (42) nga Tetova se për shkak të
keqkuptimit në komunikacion e ka sulmuar fizikisht,
duke përdorur një send të mprehtë. Personi është
ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe
ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 04.04.2024 në ora 19:30 në SPB-Tetovë,
personi D.T. (48) nga Tetova, ka raportuar se një ditë më
parë në shkollën fillore në Tetovë, djali i tij i mitur është
sulmuar fizikisht nga shoku i klasës. Po merren masa
për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 04.04.2024 në ora 14:15 në Gostivar,
zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë
arrestuar personin V.S.(30) nga Gostivari, për shkak se
ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë
në mënyrë agresive ndaj babait të tij. Pas dokumentimit


të plotë dhe zbardhjes së rastit do të vijojë parashtrimi
përkatës.
……
Më datë 04.05.2024 në ora 01:30 në SPB-Tetovë,
personi O.B. (28) nga Negotina e Gostivarit ka raportuar
se në një objekt hotelerik në Zherovjan të Tetovës, është
sulmuar fizikisht nga personi B.J.(45) nga i njëjti fshat.
Pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit do të
vijojë parashtrimi përkatës.
…….
Më datë 04.04.2024 në periudhën nga ora 21:00
deri në ora 23:00 në vendin e quajtur “Parkingu i
Rasadishtes”, punonjësit policorë të Njësisë Policore
Kodra e Diellit, kanë arrestuar personin S.J.(29) nga
Poroi i Tetovës, pasi që ndaj tyre është sjellë në mënyrë
agresive, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Ai është
ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe
ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 04.04.2024 në ora 12:30 në rrugën e
“Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB -Tetovë
kanë kryer aksion kontrolli për sanksionimin e
personave që lypin lëmoshë, me ç’rast kanë ndaluar 26-
vjeçaren M.M. nga Prelubishti i Tetovës. Pas
dokumentimit të çështjes kundër saj, do të vijojë
parashtresa përkatëse.
……
Më datë 04.04.2024 ora 16:40 në Njësinë e
Policisë-Tearcë, Q.B. nga Dobroshti i Tetovës, ka
raportuar se në vendin e quajtur “Kraishta”, afër
Dobroshtit, një grup i madh qensh endacak i kanë
sulmuar tufën e tij të deleve dhe i kanë mbytur tri dele.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments