Edhe gjenitë e vegjël mund të diplomohen. Kjo është historia e Laurent Simons, 11 vjeç nga Belgjika.
Në profilin e tij në Instagram me 56,000 ndjekës, Laurent shpesh shfaqet para kompjuterit në përpjekje për të zgjidhur problemet e pazgjidhshme me skema të ndërlikuara dhe sisteme algjebrike të vizatuara.
Me pak fjalë, për ata që nuk e kanë kuptuar, Laurent Simons është një gjeni që disa prindër përpiqen ta bëjnë të duket “normal” kur në vend një djali te vogël, fshihet një mendje 40 vjeçare.
Ai sapo ka mbaruar fizikën pasi ka ndjekur “vetëm dymbëdhjetë muaj studime.
Universitetet belge, thonë mediat e vendit, po luftojnë për këtë. Pak vite më parë, një universitet ku ai është diplomuar për inxhinieri elektronike e donte me çdo kusht mes studentëve të tij.
Ndoshta sepse Laurent kishte një ëndërr: të zëvendësojë të gjitha pjesët e trupit me teknologji, të zgjasë jetën e qenieve njerëzore.
Asgjë e çuditshme, do të thonë disa shkencëtarë tashmë të avancuar në moshë dhe eksperimente mbi këtë temë.
Po, por Laurent dëshiron më shumë: njeriu të zëvendësohet në çdo pjesë, por të mbajë një lidhje me trurin për të shpëtuar përgjithmonë ‘ndërgjegjen’ e individit.
Kronikat tregojnë se Laurent, nga Ostend, ka një IQ jashtë normales. Në moshën tetë vjeç ai kishte përfunduar tashmë të gjitha studimet e tij dhe ishte gati për universitet.
Pas saj prindërit e regjistruan në Universitetin Hollandez të Eindhoven-it, fakulteti i teknologjisë.
Ai shkon në Universitetin e Antwerp dhe diplomohet për fizikë për vetëm 12 muaj. Kështu ai u bë i diplomuari më i ri në botë.