100 mijë pasaporta të reja, më 24 mars arrijnë në MPB

225

Më 24 mars pritet të arrijnë pasaportat nga Gjermania, sipas komunikimit të MPB-së me kompaninë “Veridos” e cila i prodhon. Këtë e paralajmëroi ministri Naqe Çulev, nga Tetova. Duhet të arrijnë 100 mijë ekzemplare të pasaportave.

“Në përputhje me marrëveshjen, pasaportat duhet të arrijnë më 24 mars. Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe po kryejmë presion deri te kompania gjermane “Veridos” që i prodhon pasaportat dhe nga ata kemi premtim se pasaportat duhet të arrijnë për 7-10 ditë, në përputhje me marrëveshjen, d.m.th. më 24 mars. Do të plotësohen të gjithë nevojat. Si MPB që tani kemi plan për rritjen e numrit të nëpunësve në lëshimin dhe përpunimin e pasaportave”, tha Çulev.