9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeTALAT XHAFERI KONSTATOI DORËHEQJEN E KRYEMINISTRIT ZORAN ZAEV,OPOZITA E PAKNAQUR PSE NUK...

TALAT XHAFERI KONSTATOI DORËHEQJEN E KRYEMINISTRIT ZORAN ZAEV,OPOZITA E PAKNAQUR PSE NUK E ARSYETOI ?

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar. Kryetari i Kuvendit tha se përbërja aktuale e Qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së ardhshme. Gjatë ditës pritet që presidenti Pendarovski t’ia japë mandatin Oliver Spasovskit dhe i njëjti më pas në Kuvend të propozojë kabinetin e Qeverisë teknike.

Opozita reagoi se Zaev nuk dha një shpjegim gojor të dorëheqjes së tij.

“Sot është fundi i politikanëve me kurriz të përkulur. Zoran Zaev ra dhe Katica ra, edhe LSDM bie më 12 prill “, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit të VMRO-DPMNE.

Deputeti Jovan Mitreski nga LSDM menjëherë iu përgjigj kësaj dhe tha se frika e VMRO-DPMNE-së nga Zaev është ende e madhe.

Me këtë, Micevski tha se kush u bë kryeministër, nuk u kthye kurrë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments