Seancë konstituive e Parlamentit malazez më 23 shtator

40

Seanca konstituive e Parlamentit malazes do të zhvillohet më 23 shtator. Kjo u dakordua sot në takimin e kryetarit të Parlamentit nga përbërja e kaluar Ivan Brajoviq, me përfaqësuesit e listave zgjedhore parlamentare.

“Propozimi u pranua unanimisht, nuk duhet të presim gjatë … Zgjedhjet malazeze treguan se qytetarët kanë besim në institucione”, tha Brajoviq, raportoi portali RTCG.-

Gazeta e Podgoricës “Dan”, duke iu referuar disa burimeve nga koalicioni fitues, njoftoi se edhe negociatat zyrtare për konstituimin e pushtetit të ri ekzekutiv fillojnë sot.

Përfaqësuesit e tre koalicioneve që siguruan shumicën në parlament, theksojnë se janë krijuar të gjitha kushtet për negociata zyrtare dhe se ata po veprojnë në atë drejtim. Ata paralajmërojnë se deri në fund të tetorit do të ketë qeveri plotësisht të formuar.