8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeDeti me Greqinë, zgjidhje në gjykatë/ Rama debat me Bakojanis: Marrëveshja e...

Deti me Greqinë, zgjidhje në gjykatë/ Rama debat me Bakojanis: Marrëveshja e rrëzuar! Nuk ndikoi Turqia ( video)

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për Top Channel tregon detajet e asaj çfarë bisedoi në një darkë pune,  me homologun grek Mitsotakis mbrëmjen e të mërkurës në Athinë.

Sipas kryeministrit Rama, zgjidhja e shumë problemeve mes dy vendeve fqinje është në rrugë të mbarë.

“Ka pasur një faze të vështirë dhe kjo krijoi periudhë ftohje. Kanë pasur faze tjetër që kemi nisur të dialogojmë. Progresi deritanishëm një bazë e mirë për të konkluduar nga qeveria aktuale:

Ndërsa ministri punëve të jashtme të Greqisë Demdias dha këtë deklaratë.

“Ishte një darkë shoqërore  do kemi një drekë pune pas pak. Mbrëmë kishim një takim në klimë të përzemërt me kryeministrin Mitsotakis. Diskutuam në një klimë tepër pozitive mes nesh. Me Shqipërinë mike na lidh histori e njëjtë dhe nje e ardhme e përbashkët për të cilën po punojmë fuqishëm.”

Në takimin e organizuar nga revista The Economist kryeministri Rama

sërish nuk iu shmang pyetjes për marrëveshjen e detit.

“Marrëveshja e parë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Kemi zhvilluar një dialog intensive me qeverinë e mëparshme greke për shumë çështje. ..Duhet të mos ketë urrejtjes mes ballkanasve. Kur bëhet fjalë për detin, ta zgjidhim me palë të tretë ose me anë të gjykatave ndërkombëtare, që të mos përdoren nga politikanë si patriotë.”

Ish ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis nënshkruese e marrëveshjes detare të 2009-tës, ndërhyri duke shprehur mërzinë e saj për faktin që ai pakt u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Kjo sipas saj, ndodhi pas ndërhyrjes së Turqisë dhe përkatësisht presidentit Erdogan,  por Rama e kundërshtoi menjëherë.

Ideja që e kam dëgjuar nga autoritete të larta që kjo është një marrëveshje e cila është ndaluar nga ndërhyrja e Turqisë, është absolutisht e pavërtetë. Mund të them se në asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje të ketë interes për Turqinë.”

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments