Protestë para MPB-së, policët përplasen me njëri-tjetrin për sindikatën

0
61

Dhjetëra policë protestuan para godinës së MPB-së në Shkup. Jo si rëndomë që protestojnë për të drejtat e tyre, tani revoltën e shprehin ndaj krye sindikalistit të policisë. Ndërkaq kryetari i Sindikatës Goce Dellçev Todev, nga ana tjetër e rrugës erdhi që të shoh se çfarë kërkesash kanë kolegët e tij. Protestuesit thonë se një numër prej 500 policëve duan të heqin dorë nga anëtarësia e Sindikatës së pavarur të policisë. Madje, organizatori i kësaj proteste iu tha gazetarëve se nëse nuk u pranohet dorëheqja e tyre nga kjo sindikatë deri më 6 janar, do të ngrenë padi ndaj Todevit, me arsyetimin se iu marrin para, por nuk i përfaqësojnë denjësisht.

Unë për vete kam pasur mosmarrëveshje personale dhe vlerësova se duke u dorëhequr nga strukturat e sindikatës nuk do të vij puna deri te konfrontimi fizik. Anëtarët tjerë kanë arsyet e veta, por shumica prej tyre shprehin pakënaqësi se janë lënë pas dore kërkesat e tyre, përkatësisht nuk kanë marrë atë që kanë pritur. Vlerësoj se kemi nevojë për të përfaqësuar nga një sindikatë, e cila do të kryente punët siç duhet dhe do të përpiqet për të drejtat tona që na binden të anëtarësohemi- deklaroi Ivica Kuzmanovski, Ish-anëtarë i Sindikatës.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë Goce Dellçe Todev tha se organizatori i protestës së sotshme është duke manipuluar me policët për të ulur ndikimin e sindikatës ndaj udhëheqësisë së MBP-së për kërkesat dhe të drejtat e policëve, që sipas tij, sindikata përpiqet t’i plotësoj.

Përderisa ndonjëri dëshiron të heq dorë, nuk ka problem ka mënyra të ç’ lajmërimit madje edhe tani mund t’ju plotësoj fletë dorëheqjet që i kam me vete për ata që deklarohen të pa kënaqur. Por, problemi është diku tjetër sepse largimi nga sindikata e individëve të caktuar bëhet sipas dëshirës së disa eprorëve të caktuar, të cilët duan t’i ruajnë kolltukët e tyre të rehatshme- tha Goce Dellçe Todev, Sindikata e pavarur e policisë.

Protestuesit thanë se nuk po respektohet vullneti i lirë i rreth 500 policëve që të ç’ lajmërohen nga sindikata dhe se procedura e dorëheqjes realizohet shumë ngadalë, përkatësisht sipas tyre, duhet të pritet me muaj madje me vite për të marrë dorëheqjen zyrtare. Sindikata e pavarur e policisë numëron rreth 3.500 anëtarë nga të gjitha strukturat policisë së shtetit, të cilët paguajnë shumën prej 150 denarësh në muaj për anëtarësim në këtë sindikatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here