13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmePërballja e presidentit Hashim Thaçi me deputetët për gylenistët (video)

Përballja e presidentit Hashim Thaçi me deputetët për gylenistët (video)

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq me Presidentin Thaçi dëshmitar, që nuk u përgjigj në asnjë pyetje.

Janë dashur që të reagojnë publikisht ambasadat, në mënyrë që Thaçi më në fund të paraqitet para komisionit që heton rrëmbimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Presidenti ka arritur që të qëndrojë me sukses disa orë në komisionin pa u përgjigjur në asnjë pyetje që iu parashtrua nga anëtarët e këtij komisioni.

Përkundrazi, Thaci përvec “show”-it me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes dhe debatit për luftë e për SHIK me anëtarët e opozitës nuk foli asgjë për cështjen që është ftuar.

I pari i vendit u parashtronte pyetje Komisionit për angazhimin e një eksperti të huaj për të kryer ekspertizën rreth dëbimit të gylenistëve dhe nëse kjo kishte bazë ligjore.

Deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj dhe deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj tentuan t’i shpjegojnë presidentin Thaci se si ishte puna me angazhimin e ekspertit, për të cilin Thaçi tha se është i afërt me ish-Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi.

“Presidentin Thaçi me të gjitha lojërat që i bën dhe që janë banale, nuk është i gatshëm të dëshmojë dhe të përgjigjet në asnjë pyetje. Përkundrazi është marrë me shpifje”, ka thënë Kurteshi.

Ndërkaq Thaçi i ka quajtur këto të pavërteta, duke deklaruar se ka vullnet të dëshmojë, por jo pa i plotësuar kërkesën për interpretim ligjor mbi angazhimin e ekspertit të huaj.

“Është qëndrim i pabazuar në asnjë argument. Komisioni duhet të sigurojë bazën ligjore që po e kërkojë”, është shprehur Thaçi.

Ndërkaq, si në të gjithë mbledhjen, edhe në fund, deputeti i PDK’së, Hajdar Beqaj po provonte që me cdo kusht të mbronte Presidentin Thaci, varësisht se cka thoshte ky i fundit.

Ndonëse Presidenti Thaci akuzohet se ka dhënë urdhër për deportimin e gylenistëve, e për këtë e kishte falëndëruar edhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, deputeti i PDK’së po i vinte keq që sot Kuvendi i humbi kohën Thacit.

“Ne nuk patëm aftësi menaxheriale që të plotësojmë një kërkesë, që presidentin e pati prej fillimit . Unë e kisha liru presidentin. President të kërkojmë falje që ta kemi hupë kohën”, tha Beqa. 

***

Replika të mëdha me lloj-lloj akuza po ndodhin në komisionin hetimor për çështjen e gylenistëve, pas ardhjes së presidentit Thaçi për të dëshmuar para deputetëve.

Por dëshmia nuk po jepet nga ana e Thaçit, aty vetëm po replikohet.

E replika të ashpara po ndodhin mes Anton Qunit e Hashim Thaçit.

Pasi Thaçi i tha Qunit se një këmbë e ka mbajtur në Kosovë e tjetrën në Shqipëri gjatë kohës së luftës. Quni i replikoi duke i thënë “Ti je hjan, profiter e kriminel”.

Ndryshe, replika janë zhvilluar ndërmjet gjithë anëtarëve të komisionit.

Aty janë përmendur fjalët si frikacak, mercenar, “të dua”, zvarranik etj.

Përplasja e ashpër Thaçi-Quni: Je tutë në luftë pse po tutesh tash – Mos shpif se i shkoj deri në fund kësaj pune

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Quni janë përplasur mes vete për kohën e luftës.

Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Qunin duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë.

Kjo përplasje ka filluar kur deputeti Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë.

Quni: E di që jeni frikësuar në luftë, nuk e kuptoj pse tash në paqe

Hashim Thaçi:  Ti kur flet për luftë mos u djersit, se në luftë ke qenë nga fundi. Një këmbë e ke pas në Shqipëri një në Kosovë. Je hi në Kosovë pasi u hy NATO  në Kosovë. Ke luftuar, ke qenë një mercenar luftëtar. Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardh turp. Ti mercenari qe ke luftu atje, asnjë ditë nuk e ki luftë në Kosovë”.

Për luftën janë përplasur me vete edhe deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe deputeti Quni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments