Ndërtimi i shkollës në Idrizovë, Komuna e Gazi Babës / Dokumentacioni u dërgua në MASH ?

0
21

Kanë kaluar më shumë se një muaj kur ministri i Arsimit dhe kryetari i komunës së Gazi babës para banorëve të Idrizovës premtuan ndërtimin e shkollës.

Sipas kryetarit të Gazi Babës, Boris Georgievski,  parcela ku duhet të ndërtohet shkolla është gjetur, dhe është bërë kompletimi i nevojshëm i dokumentacionit për fillimin e ndërtimit. E njëjta  sipas Georgievskit është dërguar në Ministrinë e Arsimit.

“Ne e mbaruam pjesën të cilën e kemi si obligim ne si komunë, për gjetjen e parcelës, kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për ndërtesë efikase energjetike në Idrizovë. I kemi dërguar në MASH, si konkluzion ishte se ne si komunë këtë duhet ta bëjmë. Tani mbetet që MASH këtë ta kalkulojë në buxhetin e vitit 2020. Shpresoj se do të ketë reagim të shpejtë”, deklaroi Boris Georgievski, kryetar i Komunës së Gazi Babës.

Por nga Ministria e Arsimit nuk përgjigjen nëse e kanë pranuar dokumentacionin.

Nxënësit e Idrizovës tani për tani mësimin po e ndjekin në shkolla alternative ku mësohet shqip.

“Vajza ime jo që ka përmirësime tani që është në shkollë tjetër dhe po mëson në gjuhën amtare, por është në nivelin më të lartë dhe kapacitetin më të madh, ku edhe vetë arsimtarët po thonë që është një prej fëmijëve më të zgjuar, po shihet sipas notave, sipas informatave të arsimtarëve”, u shpreh Rizvan Seferi.

Para disa muajve prindërit shqiptarë të Idrizovës bojkotuan mësimin për shkak se në shkollën Njegosh të Jurumlerit nuk kishte paralele shqipe.

Me pas menjëherë kishte reagim nga prindërit maqedonas ku nuk lejuan të hapet paralelja shqipe, dhe më pas si rezultat i reagimeve erdhi edhe ideja që të ndërtohet shkollë në Idrizovë për nxënësit shqiptarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here