10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili,për vizitë pune në Tetovë

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili,për vizitë pune në Tetovë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi vizitë pune në disa institucione në fushën e kulturës në Tetovë, ku u informua për rrjedhën e realizimit të projekteve në të gjitha veprimtaritë e kulturës.

Gjatë vizitës, Ismaili u njoftua edhe me procesin e ndërtimit të ndërtesës së Qendrës Kulturore Arsimore në të cilën do të vendoset biblioteka dhe teatri i këtij qyteti.

Ai vuri në dukje se me realizimin e projektit për ndërtimin e ndërtesës, qytetarët e Tetovës do të kenë një vend të ri të përfaqësimit për t’i realizuar aktivitetet kulturore, vend ku artdashësit do ta kenë mundësinë ta shijojnë krijimtarinë e artistëve më të mirë, dhe në të njëjtën kohë do të bëjnë të mundur edhe ruajtjen e thesarit të madh kulturor dhe letrar që e posedon ky qytet.

Ministri Ismaili e vizitoi edhe Muzeun e Tetovës, ku nga drejtori i këtij institucioni u informua për rrjedhën e realizimit të projekteve të cilat u mbështetën nga Ministria e Kulturës në kuadër të Programit Vjetor.
Gjatë vizitës, ministri i Kulturës e vizitoi edhe simbolin e qytetit, Kalanë e Tetovës – Baltepe, ku pas përfundimit të procedurave administrative duhet të fillojnë aktivitetet për mbrojtjen e drejtpërdrejtë, përkatësisht konservimin e pjesës hyrëse në kala.

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and nature
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing
Image may contain: 2 people, people standing
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments