13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKur Ali Ahmeti kishte nevojë nga Tifo Grupi Ballistët...ku shumica më vonë...

Kur Ali Ahmeti kishte nevojë nga Tifo Grupi Ballistët…ku shumica më vonë u bënë me poste të larta pune

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti takohet me tifozët e KF “Shkëndija”

May 18, 2011 at 4:22 AM

Ali Ahmeti dhe  tifozët e KF Shkëndija - Ballistët

Ali Ahmeti dhe tifozët e KF Shkëndija – Ballistët

Sot, në selinë e BDI-së në Tetovë, tifozët e KF Shkëndija “Ballistët” u takuan me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së me këtë rast, duke i falënderuar tifozët e KF “Shkëndija”, foli për rëndësinë dhe rolin që ka luajtur klubi “Shkëndija”, ku përveç që si klub fudbollistik ka grumbulluar sportistët më të mirë shqiptarë, ka luajtur edhe rol shumë të rëndësishëm në ngritje e vetëdijes kombëtare dhe afirmimin e sportit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. 

Ballistët i dhuruan një dres të Shkëndis me nr. 7

Ballistët i dhuruan një dres të Shkëndis me nr. 7″Shkëndija” bashkë me KF “Prishtina” kanë qenë dy klubet simotra që gjithmonë në shkallët e stadiumeve grumbullonin të rinj, që përveç tifos që bënin për klubet e zemrës, kanë punuar edhe për avancimin e çështjes shqiptare.  

Ali Ahmeti dhe  tifozët e KF Shkëndija - Ballistët

Ali Ahmeti dhe tifozët e KF Shkëndija – Ballistët

“Prandaj, sistemi i atëhershëm shpeshherë e ndalonte pjesëmarrjen e tyre në ndeshjet fudbollistike”, tha Ahmeti.

Përfaqësuesit e “Ballistëve” falënderuan kryetarin e BDI-së për kontributin e tij dhe të BDI-së për avancimin e sportit shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti për përkrahjen e përhershme që i është dhënë atyre. 

Ali Ahmeti dhe  tifozët e KF Shkëndija - Ballistët

Ali Ahmeti dhe tifozët e KF Shkëndija – Ballistët

“Ashtu siç KF ‘Shkëndija’ i radhit fitoret një pas një, ashtu dëshirojmë që edhe shqiptarët nën udhëheqjen e Ali Ahmetit të radhisin fitore”, u shpreh përfaqësuesi i “Ballistëve”.

Ata në shenjë respekti dhe në shenjë falënderimi i dhuruan kryetarit Ali Ahmeti fanellën e KF “Shkëndija” me numrin 7.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments