13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKryeprokurorja e PSP Janeva me vetëdije ka kryer vepër penale, nga Orce...

Kryeprokurorja e PSP Janeva me vetëdije ka kryer vepër penale, nga Orce Kamçevi ka marrë mobilje në vlerë prej 5 mijë eurove

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në konferencën e sotme për shtyp, konfirmoi se incizimet që i publikon gazeta italiane “La Verita” janë autentike. Në to dëgjohet edhe zëri i Katica Janevës, duke u marrë vesh me Bokin 13 dhe Orce Kamçevin. Të dyshuarit të parë në rastin e PPS-së “Perandoria”, i ka premtuar se do të dalë nga paraburgimi dhe se t’ia kthejë pasaportën.
Janeva prej sot është e dyshuar në rastin “Reket”, prandaj Prokuroria kërkoi paraburgimin e saj.
Prokurori publik, Ljubomir Joveski, tha se Janeva i ka tejkaluar kompetencat e saja, duke përfituar të mira materiale për vete si dhe për persona të tjerë. Gjithashtu sipas Joveskit, Janeva ka pranuar ndikimin nga i dyshuari, për t’ia ndërprerë paraburgimin dhe ti shqiptojë masën – paraburgim shtëpiak.

Sa u takon spekulimeve në opinion, se pjesë e hetimit të zgjeruar për “Reket”, përpos Janevës janë edhe dy politikanë, prokurorja Villma Ruskoska, tha se kjo nuk është e saktë dhe se në këtë moment Prokuroria për krim të organizuar nuk ka kërkuar bastisje në shtëpinë e ndonjë politikani.

Janeva dje dha dëshmi në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Para se të dalë përballë Ruskoskës, deklaroi se shpreson se dëshmia e saj do të kontribuojë për përshpejtimin e hetimit. Pasi dëgjimit 4-orësh, porositi se nuk ndjehet fajtore për asgjë dhe se deklaratën e ka dhënë në rol të dëshmitares. Megjithatë, edhe pse nuk është praktikë juridike, ajo gjatë dhënies së deklaratës ishte shoqëruar me një avokat. Bëhet fjalë për avokatin Stevan Pavleski, i cili njëkohësisht është edhe avokat i të dyshuarit në rastin “Perandoria”, Cvetan Pandelevskit. Pikërisht për këtë rast, Boki 13 i ka kërkuar para Kamçevit për të ndikuar mbi Katica Janevën në mënyrë që të shpëtojë nga dënimi me burg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments