6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKFOR-i: Arrestimet në Veri me urdhër të Gjykatës, asgjë për tu frikësuar

KFOR-i: Arrestimet në Veri me urdhër të Gjykatës, asgjë për tu frikësuar

KFOR-I reagoi në lidhje me me aksionin policor në veri  të Kosovës mengjësin e kësaj të martë ku u prangosën funksionarë të lartë të policisë dhe qytetare.

Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë në disa vepra penale, përfshirë: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, kontrabandim me mallra, keqpërdorim i pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit, tregti e ndaluar e të tjera.

Forca paqeruajtëse shumëkombëshe deklaroi se Policia e Kosovës kreu një operacion policor në tërë Kosovën, pas fletë-arrestimeve të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me një hetim mbi korrupsionin.

KFOR-i informon se ky është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës. Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë.

“Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të ndërhyje, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”,theksohet në komunikatën e KFOR-it.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se nga aksioni që po zhvillohet nga Policia e Kosovës, të arrestuar janë katër oficerë doganorë dhe shtatë qytetarë. Por, në komunikatë, nuk është saktësuar nëse ky numër i të arrestuarve është në nivel të përgjithshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments