8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKatica Janeva e refuzoi kërkesën për përjashtimin e Fatime Fetait dhe Bubevskit...

Katica Janeva e refuzoi kërkesën për përjashtimin e Fatime Fetait dhe Bubevskit nga lënda “Titanik 3”

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva me vendim e refuzoi kërkesën për përjashtimin e prokurores Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevskit nga lënda “Titanik 3”.

Këshilli gjyqësor për kërkesën për përjashtimin e Janevës vlerëson se nuk mund të paraqes pengesë për procesin, për shkak pavarësisë së PSP-së e konfirmuar me ligj të posaçëm, si dhe dispozitat nga LPP për përjashtimin e prokurorëve publik.

Me kërkesë të avokatit të mbrojtjes Elenko Milanov për përjashtim, kryetarja e këshillit gjyqësor Marija Kletniçka informon se incizimi me kërkesën do të dorëzohet në institucionet kompetente, në pajtim me ligjin përjashtimin e prokurorëve. Sipas sqarimit të prokurores Fetai, për ato kompetente për përjashtimin e shefes së tyre Janeva.

Paraprakisht, avokati Milanov, kërkesën për përjashtimin e arsyetoi me qëndrimin se kjo ndodh për shkak ngjarjeve të fundit në PSP, të cilat sipas tij, janë ndryshuar nga debati i fundit deri më sot, si dhe se ekziston konfrontim mes prokurores Kaneva dhe prokurores Fetai dhe Bubevski.

Në lëndën “Titanik 3” akuzohen edhe Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI të cilët akuzohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments