3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeJep dorëheqje deputeti azilant, Nikolla Gruevski

Jep dorëheqje deputeti azilant, Nikolla Gruevski

Ish-Kryeministri, deputeti aktual dhe i arratisuri Nikolla Gruevski, paralajmëroi dorëheqjen e tij. Ai e bëri këtë në rrjetin social Facebook, në një kohë kur procedura për heqjen e mandatit të tij tashmë ka filluar në Parlament për shkak të mungesës së pajustifikuar prej më shumë se gjashtë muajsh. Gruevski thotë se mungesa e tij nuk është e pajustifikuar, sepse azili është një e drejtë themelore e njeriut dhe atij i është dhënë azil nga një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s për shkak të persekutimit politik. Pra, edhe pse ai thotë se të dy të drejtat ajo vendore dhe ndërkombëtare janë në anën e tij, ai vendosi ta ndërmarrë këtë hap, që ta shpëtojë partinë dhe deputetët nga presionet.

Unë nuk dua t’i jap LSDM-së mundësinë duke përdorur këtë temë të shmang debatet rreth çështjeve esenciale dhe problemet që e prekin popullin dhe t’i fshehë politikat e veta kriminale”-shkroi Nikolla Gruevski, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LSDM hapin e Gruevskit e vlerësoi si dëshmi se VMRO-DPMNE-në nuk e drejton Kristian Mickoski, por Gruevski nga Budapesti.

Vendimet e Komiteti ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, sjellja e Mickoskit, sjellja e deputetëve të kësaj partie në komisionin e imunitetit dhe mandateve, të cilët nuk votuan për heqjen e mandatit, është me urdhër të Gruevskit dhe në koordinim të drejtpërdrejtë me Mickovskin”- thonë nga LSDM-ja.

Në vend që vetëm nga Gruevski, partia në pushtet në reagim kërkoi dorëheqjen e të gjithë deputetëve të akuzuar të VMRO-DPMNE-së, për arsye morale dhe ligjore. Opozita nuk e komentoi dorëheqjen e Gruevskit, as akuzat se partia drejtohet nga Budapesti. Por, ata komentuan se LSDM-ja, nuk ka të drejtë të flasë për etikën.

Partinë që ende e drejton një politikan i falur, për krim të rëndë, i cili do të kujtohet në publik për kërkimin e ryshfetit “një euro për Vice-n” dhe për ndarjen e parcelave për familjen e tij, nuk ka kredibilitet të flasë për etikën”-thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Për dorëheqjen, Gruevski do të duhet ta informojë zyrtarisht Parlamentin. Siç tha vetë, ai do ta bëjë këtë në ditët e ardhshme. Mbledhja për heqjen e mandatit të Gruevskit, pas procedurës së filluar tashmë në Kuvend, pritet të mbahet në fund të javës së ardhshme.

ALSAT

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments