7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeFatime Fetai / Çdo prokurorë special ka marrë nga 22 000 euro...

Fatime Fetai / Çdo prokurorë special ka marrë nga 22 000 euro në vit

Prokurorja Fatime Fetai në një prononcim për media ka bërë të ditur se shuma e kontributeve është përcaktuar me vendim nga ana e Prokurorit Special dhe përafërsisht çdo prokuror ka marrë nga 22 mijë euro në vit, që sipas saj si kontribut nuk është larg të ardhurave që i marrin për harxhime të rrugës disa deputetë në shtetin tonë.

“Pagat e prokurorëve në Prokurorinë Speciale si institucion që kishte për detyrë të ndjek krimin më të rëndë në shtet, për shkak të natyrës së veprave penale dhe pjesërisht për shkak të subjekteve që merrnin pjesë në të, dhe atë, në periudhën më të rëndë në shtet, kapte shumën prej 1300 eurove, gjegjësisht ishte për 300 euro më e lartë nga pagat që merrnin prokurorët në prokuroritë e tjera. Sa u përket kompensimeve tjera bëhet fjalë për ato kompensime që diskutoheshin që në fazën e formimit të Prokurorisë Speciale, madje flitej për shuma edhe më të mëdha, nga këto që ne realisht tani i kemi marrë dhe që tani janë zbuluar, derisa asokohe askush nuk reagoi”, deklaroi Fetai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments