13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeF.Bexheti-ASH / Kurdoqofshin zgjedhjet, BDI do të pësojë humbjen më të thellë...

F.Bexheti-ASH / Kurdoqofshin zgjedhjet, BDI do të pësojë humbjen më të thellë në historinë e saj!

lidhur me deklaratat e Artan Grubit se për partinë e tij nuk është e preferuar që sivjet të mbahen zgjedhje të parakohshme. Si datë të përshtatshme për BDI-në, Grubi ka përmendur majin ose qershorin e vitit të ardhshëm.
I menjëhersh ka qenë reagimi i Zëdhënësit të ASH Flakron Bexheti ne lidhje duke shtuar se BDI nuk e ka guximin të përballet me zgjedhjet e parakohshme këtë vit, dhe se viti tjetër nuk është larg.

Zyrtarët e BDI, kur pyeten për zgjedhje të parakohshme janë kategorikisht kundër, deri me tani kishin një justifikim se gjoja do hapen bisedimet me BE në Qershor ose ne Tetor të këtij viti dhe sipas tyre mbajtja eventuale e zgjedhjeve do ta ngadalsonte procesin eurointegrues për në BE.

Meqë nuk ka hapje të negociatave më BE ata nuk e kanë guximimin të përballen më zgjedhje të parakohshme këtë vit, nuk pranojnë sfidën e vazhdueshme të ASH për zgjedhje të parakohshme sepse e dinë se i pret humbja e pakontestueshme dhe më thellë në historinë e tyre politike. Sidoqoftë viti tjetër nuk është larg! Ka shtuar Zëdhënësi i ASH Flakron Bexheti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments