Ëndrrat mund të manipulohen?

37

Krijohet një pajisje që mund të manipulojë ëndrrat. Shumë pranë fantashkencës, kjo gjë është krijuar nga një grup kërkimor i universitetit MIT të Bostonit dhe mund të përdoret për të konsoliduar kujtimet dhe nocionet e të mësuarit dhe të të nxënit.

Kjo pajisje aktivizon atë që ekspertët e fushës quajnë inkubacion i drejtuar i ëndrrave. Mbahet në puls dhe para gjumit, përsërit me mesazhe zanore, një skene, apo një kujtim, apo thjesht të një peizazhi. Kjo gjë funksionon gjatë fazës kur njeriu është në një gjendje të ndërmjetme mes zgjimit dhe gjumit, që në gjuhë shkencore quhet ipnagogji.

Kjo fazë është e ngjashme me fazën rem të gjumit, por ndryshe nga kjo e fundit, njeriu mund të ndjejë dhe të perceptojë dhe të përpunojë në mendim atë çka dëgjon, teksa është në prag të gjumit të thellë.

Kjo pajisje që është pagëzuar me emrin Dormio, me anë të sensorëve kërkon të dhëna fiziologjike që shënojnë që njeriu ka rënë në gjumë të thellë. Në këtë moment sistemi zgjon njeriun, duke e pyetur se çfarë po ëndërronte, duke e përsëritur këtë gjë disa herë.

Deri më tani, eksperimentimi ka dalë me sukses në 49 vullnetarë, ku në 67% të rasteve ka rezultuar se është ëndërruar ajo që është propozuar nga pajisja. Megjithatë autorët shpjegojnë se do të vijojë ende një fazë i perfeksionimit të teknikës inovatore.

Klan Plus