Elon Musk / “Inteligjenca artificiale do t’i mposhtë njerëzit në më pak se pesë vjet”

55

Elon Musk deklaron se inteligjenca artificiale mund të “mposhtë” njerëzit në pesë vitet e ardhshme.

Eksperti i teknologjisë Ray Kurzweil kohët e fundit vlerësoi se kjo nuk do të ndodhë deri në vitin 2045, bazuar në përparimin eksponencial të teknologjisë, pra robotikën, kompjuterët dhe përparimin në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Por pronari i “Tesla-s”, duket se nuk pajtohet me këtë.

“Unë mendoj se njerëz shumë të zgjuar injorojnë inteligjencën artificiale sepse mendojnë se një kompjuter nuk do të jetë kurrë aq i zgjuar sa janë ata”, tha Musk për “New York Times”.

“Ne do të shkojmë në një situatë ku inteligjenca artificiale është shumë më e zgjuar se njerëzit dhe unë mendoj se do të ndodhë në më pak se pesë vjet.