4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaTeknologjiE pranojnë gjermanët, Tesla po na mund

E pranojnë gjermanët, Tesla po na mund

Drejtori i ri i Audi, Markus Duesmann, ka pranuar se kompania amerikane e veturave Tesla, është para të tjerave.

Sipas Duesmannit, Tesla është së paku dy vite para.

“Aktualisht kanë bateri më të mira. Tesla është dy vite para nesh me sistemin souftverik, si dhe në fushën e vozitjes autonome”, ka thënë Duesman.

Drejtori i ri i gjigantit gjerman ka nisur projektin e ri Artemis, më synimin për të ngushtuar këtë epërsi të Teslas. Audi planifikon 75 modele të reja elektrike deri në fund të vitit 2029. Në zemër të këtij projekti është vetura elektrike shumë efikase, që duhet të dalë në treg deri më 2024.

Deri më tash, modelet elektrike të Audit E-Tron, kanë zhgënjyer në aspektin e efikasitetit.

ërgjegjësinë për zhvillimin e projektit Artemis e ka marrë Alex Hitzinger, ish inxhinieri i Porschesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments