7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeEl Cheka kërkon krijimin e Këshillit kombëtarë për organizimin e protestave

El Cheka kërkon krijimin e Këshillit kombëtarë për organizimin e protestave

linku http://lajmpress.org/el-cheka-kerkon-krijimin-e-keshillit-kombetare-per-organizimin-e-protestave/

Në postimin më të ri të El Cheka-s, personit  që tashmë për ditë të tëra është duke publikuar materiale të pergjuara, ligjërisht të ndaluara, e ku  protagonist të këtyre bisedave janë krerët më të lart të BDI-së,  i kërkohet popullsise autoktone shqiptare të Ilirides të organizojë dhe themeloj Këshillin kombëtar me detyre për organizimin dhe menaxhimin e protestave të vazhdueshme për delegjitimimin e përfaqësuesve politik të korruptuar.

Ja se çfar kërkese ka El Cheka:

“Nisur nga gjendja e rënduar ekonomike dhe politike. Mbështetur në parimet elementare të së drejtës ndërkombëtare për vetëvendosje dhe sovranitet. Pas krijimit të rrethanave të reja politike si pasojë e publikimit të bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë të shtetit e përfaqësueseve politik.
Do ti kërkojmë popullsise autoktone shqiptare të Ilirides të organizojë dhe themeloj Këshillin kombëtar me detyre për organizimin dhe menaxhimin e protestave të vazhdueshme për delegjitimimin e përfaqësuesve politik të korruptuar dhe afirmimin e kërkesave politike deri në realizim të plotë , mbi :
1. Anulimin e Marrëveshjes  së Ohrit.
2. Ndryshimin e Kushtetutës dhe sistemin politik, duke e njohur autonomin politike dhe teritoriale të shqiptarëve të Iliridës .
3. Anullimin e vendimeve gjyqësore për rastet e montuara politike kundër shqiptarëve .
4. Ngritjen e një hetuesie dhe tribunali ndërkombëtar për rastet e montuara politike kundër shqiptarëve .
5. Rishikim të procesit të privatizimit dhe denacionalizimit.
6. Rivendikim ekonomik.
7. Të dënohen të gjithë politikanët që janë të përfshirë nga krimet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments