13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeÇun Lajçi me deklaratë të fortë për Ramush Haradinajn që tha se...

Çun Lajçi me deklaratë të fortë për Ramush Haradinajn që tha se nuk do e votojë qeverinë e Albin Kurtit

Artisti kosovar, Çun Lajçi, ka hedhur kritika të forta për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për deklarimin e tij se nuk e votojë qeverinë e Albin Kurtit.

Lajçi ka thënë se një deklaratë të tillë ai e ka pritur nga ana e Kadri Veselit dhe Isa Mustafës, por kurrsesi nga Ramush Haradinaj.

Kjo për shkak që ai ia ka kujtuar Haradinajt një moment në Swiss Diamond, ku Lajçi thotë se Haradinaj e ka lutur që ai ta bind Behgjet Pacollin ta votojë qeverinë e tij.

Madje, Lajçi ia ka kujtuar Haradinajt, se ai e ka pritur Listën Serbe me orë të tëra për t’ia votuar qeverinë e tij.

Postimi i plotë i Çun Lajçit

Ramush Haradinaj

E kam nji fjalë me ty e për ty.
Sonte u deklarove i qetë e krenar që s’do ta votosh Qeverinë Kurti!
Unë prej teje s’e prisja, prej Kadrisë e Isës po!
A po m’pyet pse? Qe po t’kallxoj.
A t’kujtohet ajo dita n’terasën e Sëiss Diamondit kur m’lute me shku me i thanë Pacollit, bahu me Ramushin që t’votohet qeveria e tij bre!
A t’kujtohet pastaj dita kur n’Parlament e prite 6 orë Listën serbe me ardhë prej Beogradit me t’votu, se ndryshe nuk zgjedheshe, edhe pse VV-ja votuen për ty, kurse tani ti s’po dojke me e votu Kurtin me Listen serbe.
– Po qata shkije janë bre Ramush me t’cilët ti bashkpunove dhe i pate ministra e zëvendësa!
A mos po koritesh pak, apo ndoshta je tue andrrua se LDK- ja e ban Qeverinë me Ty!
Me dëshpërove Gjeneral i Dukagjinit, më dëshpërove!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments