9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinion“Analistët”, Parat e shpenzuara nga Grubi për “Zogun” e Aleksandrin, më shumë...

“Analistët”, Parat e shpenzuara nga Grubi për “Zogun” e Aleksandrin, më shumë do t’i ndihmonin Shtëpisë së Alfabetit

Shkup, 23 nëntor, zhurnal.mk – Festimi i 22 Nëntorit Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe për zëvendës kryeministrin e parë Artan Grubi më shumë duket si një koncert se sa eveniment që duhet të shënohet në mënyrë dinjitoze për të treguar të arriturat e shqiptarëve në vend përfshirë këtu dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve si në gjuhë ashtu edhe në punë e shumë të drejta të tjera, por përshirë këtu edhe në mirëmbajtjen e Shtëpisë së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, shprehen për Zhurnal analistët.

Grubi dje në fejsbuk profilin e tij zyrtar, u lavdërua se “Këtë vit, këngën e alfabetit e sjellim ndryshe, në bashkëpunim me Tunën si urim për ditën e alfabetit të gjuhës shqipe”, që në të protagonist ishin edhe skena nga figura e shquar e Parashqevi Qiriazit.

Por ajo që më së shumti ra në sy në opinion, doli se ky projekt i financuar dhe promovuar pikërisht nga zyra e Grubit, është realizuar/finalizuar nga produksioni Aleksandri ? Madje në opinion është e njohur se produksioni Aleksandri për një video të tillë, kërkon para të majme, dhe me plotë të drejtë parashtrohet pyetje sa para mund të janë shpenzuar për këtë video?

Ky veprim i Grubit është kritikuar tej mase edhe nga opinioni i gjërë publik. Ata thonë se më nga Grubi për asgjë nuk iu vjen çudi.

Qenan Aliu, analist, për Zhurnal këto veprime të Grubit i quan “gomarrllëqe” që nuk vlejnë të komentohen.

Ai thotë se me ato para publike që ka shpenzuar Grubi për spotin, më shumë do t’i ndihmonin Shtëpisë së Alfabetit në Manastir.

“Ju lutem, veç më po duket e deplasuar për të komentuar gomarllëqet e z.Artan Grubi. Mendoj unë se nuk është kontestuese kush këndon apo si duket spoti reklamues sepse nuk jam i thirur për një kritikë të tillë. Por ndjehem kompetent të konsttoj se Grubi gjithmon vepron për tu dukur sui generis e jo origjinal siç është, i thjeshtë dhe i lexuar në truqet e tij pijar propaganduese. Kuptohet se ABCeja ka nevojë për zyrtarizim dhe etablim në kushtetutë e më pak për spote. Madje sado para publike të jenë ato të spotit më shumë do ti ndihmonin Shtëpisë së Alfabetit dhe Manastirit”, ka deklaruar për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Nga ana tjetër, analisti politik, Sulejman Mehazi për Zhurnal ka deklaruar se manifestimi i djeshëm i Grubit e ka kuptimin reklamues të vetvetes, Tunës e Aleksandrit sesa festës së madhe të Alfabetit.

“Zv/kryeministri i parë Artan Grubi edhe gjatë manifestim të Ditës së Alfabetit e shkretoi, ashtu si e ka zakon të shpreh fjalë të zbrazur e të pa dobishme spektatorale se: “Këtë vit, këngën e alfabetit e sjellin ndryshe, në bashkëpunim me Tunën si urim për ditën e alfabetit të gjuhës shqipe”, zotëriu në vend që të thotë se ndryshimi i manifestimit të Ditës së Alfabetit nga vitet tjera është pandemia e rrezikshme e vdekjeprurëse që ka kapluar botën njerëzore, ai, ndryshimin e kësaj dite të madhe të shqiptarëve e veçon me kengëtaren e mirënjohur Tunën?! Pra, për Grubin primare është Tuna e kurrsesi kovid-19 dhe mangësirat e shumta dhe patjetërsueshmëria e një shkolle shqipe për nxënësit shqiptarë të Manastirit. Më keqja se ky projekt është finansuar dhe promovuar nga zyra e Artan Grubit në regjinë e Aleksadrit, a dihet se Aleksandri është tepër i rëndë, për një video të Tunës kërkon para të majme aq sa me këto para Grubi ka mundur të ndërtonte në Manastir një shkollë fillore për nxënësi shqiptarë të Manastirit. Manifestimi i djeshëm i Grubit e ka kuptimin reklamues së vetvetes, Tunës e Aleksandrit sesa festës së madhe të Alfabetit tonë”, është shprehur për Zhurnal, Sulejman Mehazi, analist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments