7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / ATY KU PËRBUZET DITURIA DHE SHTOHET INJORANCA E LAKMIA,...

Abdulla Mehmeti / ATY KU PËRBUZET DITURIA DHE SHTOHET INJORANCA E LAKMIA, VRITET LIRIA DHE ARDHMËRIA!

Përderisa shqiptarët në Maqedoni, dhe jo vetëm, ta kuptojnë se: 
– çfarë sherri sllav e grek përçojnë pushtetet në vendet e tyre, të instaluar në emër të demokracisë dhe të kontrolluar nga qendrat e huaja; 
– çfarë strategjie afatgjetë zbatojnë përmes planeve të fshehta nga ish regjimet me ideologji komuniste; dhe 
– përmes planeve shoviniste serbe, greke dhe ruse, në bashkëpunim me lëvizjet fetare të ortodoksisë ekstremiste ruso-greke dhe të islamizmit të rrejshëm ruso-iranian, me pretendimet e tyre ekspansioniste mbi territoret etnike shqiptare.

Deri atëherë, trojet shqiptare në Maqedoni dhe në krahina e vise të tjera mund të shndërrohen në: 
– ferr të vërtetë për banorët vendës nga qeverisja e keqe e politikanëve dhe pushtetarëve hajdutë, të korruptuar dhe kriminelë; 
– tokë e djegur nga helmimi i ajrit, ujit dhe tokës; 
– me papullsi të traumatizuar nga frika, skamja dhe urria, e droguar dhe helmuar përmes ilaçeve dhe ushqimeve; 
– toka djerrë dhe të braktisura nga shqiptarët, të banuara vetëm me pleq dhe plaka sa për të vajtuar mbi varret e të parëve dhe mbi fatin e bijëve të larguar në të katër anët e botës.

Pastaj, në vend të banorëve vendës, autoktonë, do të vijnë njerëz të huaj dhe banorë të ri, kompani ndërkombëtare dhe biznesmenë kinse për „zbutjen e papunësisë“, apo ushtarë e policë të huaj për „ruajtjen paqes“, në trojet tona etnike pa njerëz, të boshatisura nga shqiptarët, ku mijëra vjet më parë ka zënë fill historia e njerëzimit dhe qytetërimi!

(23 mars 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments