3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme5 të vdekur dhe 53 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë...

5 të vdekur dhe 53 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

483 persona gjithsej të prekur nga koronavirusi 53 raste të reja me virusin korona janë konfrmuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut informuan nga Ministria e Shëndetësisë. Me këtë numri total i të prekurve shkon në 483. “Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy pacientë të prekur nga virusi korona, një grua 71 vjeçare nga Lalabunishta e Strugës dhe një burrë 77 vjeç nga Kumanova, të cilët kanë qenë të shtruar në gjendje shumë të rëndë” , shkroi në facebookun ministri i Shëndetësisë, Fenko Filipçe. Ai më pas shpjegoi numrin e 5 viktimave, në të cilin sot janë llogaritur edhe ata që ndërruan jetë ditë më parë e që pas analizave është konfirmuar se kanë qenë të infektuar. “Instituti i Shëndetit Publik informoi edhe për 2 raste vdekjeje, banor nga Velesi që vdiq para disa ditësh, ndërsa rezultati pozitiv është dëshmuar pas vdekjes; si dhe një shtetasi të huaj që ka jetuar 4 muaj në Shkup. Ministria thekson se edhe pacienti nga Kumanova që ndërroi jetë më 2 prill në Klinikën Infektive, testi i të cilit doli pozitiv, është konfirmuar dje si rast vdekjeje pozitiv me virus. Me statistikën e ISHP-së i njëjti do të evidentohet në raportin e sotëm. Me këtë, në statistikën e sotme janë evidentuar 5 të vdekur nga COVID-19”, shpjegoi Filipçe. Sipas kësaj, numri i të vdekurve nga virusi korona gjithsej është 17. Për momentin në Klinikën Infektive të shtruar janë 61 pacientë, 11 prej të cilëve mbahen me frymëmarrje mekanike. 53 rastet e reja të konfirmuara sipas qyteteve janë: 14 nga Struga, 13 nga Shkupi, 8 nga Kumanova, 6 nga Koçani, 5 nga Shtipi, 2 nga Prilepi, 2 nga Tetova, 2 nga Gostivari dhe 1 nga Velesi. Në 24 orët e fundit gjithsej janë bërë 414 teste, ndërkaq që kur ka filluar testimet në Maqeodninë e Veriut janë testuar 4920 qytetarë për të parë nëse janë ose jo të prekur me COVID-19, raporton TV21./21Medi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments