12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme101 raste të reja me Covid-19 dhe tre viktima, shërohen 10 pacientë

101 raste të reja me Covid-19 dhe tre viktima, shërohen 10 pacientë

Janë regjistruar 101 raste të reja me Covid-19 nga 970 teste të realzuara, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, në Kumanovë 12, në Shtip 7, Prilep 1, Tetovë 5, Strugë 6, Veles 1, Ohër 1, Kavadar 1, Gostivar 3, Koçan 3, Probishtip 2.

Gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Një viktimë është nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 pacientë të shëruar, të cilët janë 8 nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 2492 persona të infektuar, prej të cilëve 1605 janë shëruar, betejën me koronavirusin e kanë humbur 144 pacientë. Për momentin ka 742 raste aktive./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments