Sot, në orën 20:19, hyjmë zyrtarisht në stinën e vjeshtës – dita e ekuinoksit vjeshtor po shënon momentin kur dita dhe nata barazohen pothuajse në të gjithë hemisferën veriore.
Drita e diellit fillon të zvogëlohet gradualisht dhe netët bëhen më të gjata se ditët.Është një pikë kthese në ciklin e natyrës, që simbolizon ekuilibrin, ndryshimin dhe përgatitjen për muajt e ftohtë që na presin.
Dita sot na përkujton se gjithçka është në lëvizje, dhe çdo stinë sjell bukuritë dhe ritmin e saj unik.