Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut tregojnë rezultatet e para nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, shkruan TetovaSot.
Pas numërimit të 99,12 për qind të fletëvotimeve, kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski, ka fituar 51,71 për qind ose 432.141 vota, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova ka fituar 44,68 për qind të votave ose373.382.
Fletëvotime të pavlefshme janë 3,61për qind ose 30.154.
Sipas përpunimit të 99,12 për qind të votave, në votim kanë dalë 835.677 qytetarë respektivisht ka pasur jehonë prej 46,63% për qind.