13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti ,Vesel Mehmeti ,Afrim Gashi dhe Lëvizja BESA...nguten të marin bajrakun...

Ali Ahmeti ,Vesel Mehmeti ,Afrim Gashi dhe Lëvizja BESA…nguten të marin bajrakun …a Talati?

Vesel Memedi: RDK-ja faktori kryesor që fitoi Pendarovski, ja pse

Pasi më dihet se Pendarovski do të zgjidhet kryetar i ri i shtetit ka reaguar edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi si anëtar i koalicionit qeverisë. Ai ka thënë se votat e RDK-së ( respektivisht votat e ministrit të RDK-së Suhejl Fazliu, votat e familjes së Vesel Mehmedit dhe disa familjar të drejtorëve të RDK-së ( ka qenë faktori kryesor për fitoren e Pendarovskit në këtë zgjedhje.

linku https://fol.mk/vesel-memedi-rdk-ja-faktori-kryesor-qe-fitoi-pendarovski-ja-pse/

Ahmeti uron Penderovskin dhe e porosit të respektojë parimin e konsensualitetit

Alsat2019-05-05T21:27:06+02:00

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë idesë së konsualitetit theksoi se kjo ishte alternativa e vetme drejt NATO-s dhe BE-së. Ai i uroj Pendarovskit fitoren, por nga ana tjetër e porosit të bëj detyrën duke respektuar parimin e konsensualitetit.

Fitorja e kandidatit tonë na hap rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në NATO. Por dhe na afron vendin tonë drejt fuqive të mëdha. Vendi ynë është i përgatitur dhe pret sa më parë bisedimet për anëtarësimin e vendit tone në BE. Do doja të falënderoja të gjitha shtabet zgjedhore që me sukses kanë udhëhequr këtë fushatë. Korrën fitore në zgjedhjet lokale në Dibër, një punë të shkëlqyeshme në rrethin e parë dhe një rezultat të jashtëzaskonshme në rrethin e dytë. E kemi pasur shumë të vështirë për të shpjeguar këtë koncept, konceptin e presidentit konsensual. Jam i dëshpëruar me opozitën shqiptare me bojkotin që shfaqën sot. Nga ana tjetër falënderoj partitë shqiptare në pozitë. I uroj Pendarovskit fitoren dhe të respektojë kushtetutën dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Presidenti i ardhshëm të ketë parasysh vullnetin e qytetarëve  në respekt të kushtetutës së Republikës dhe të jetë pjesë e proceseve në përmbyllje të plotë të procesit të anëtarësimit në Nato por dhe hapjen e negociatave me BE-në. Pa hyrë në detaje, por nga të dhënat që më jep sektori analitik lëvizet prej 100 deri në 130 mijë vota që janë siguruar nga aktivistë tanë, nga votuesit shqiptarë”, tha Ahmeti.

Pres kreu i BDI-se Ali Ahmeti.

Geplaatst door Alsat op Zondag 5 mei 2019

Afrim Gashi: Shqiptarët dëshmuan se përcaktojnë të ardhmen e vendit

05/05/2019

Kryetari i partisë AlternAtivA, Afrim Gashi, në konferencë për shtyp ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale edhe në rrethin e parë edhe në rrethin e dytë kanë qenë të drejta dhe korrekte dhe nuk janë shënuar incidente që do të mund ta dëmtonin procesin.

Ai tha se shteti me këtë e ka dhënë provimin dhe janë dëshmi se kjo qeveri ka kapacitet për të organizuar zgjedhje të drejta dhe se shpreson që kjo do të vlerësohet edhe nga institucione relevante ndërkombëtare duke i dhënë vendit datë për fillim të bisedimeve në qershor.

“Këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlera perëndimore edhe për integrim euroatlantik. Dalja, arritja e censusit dhe përzgjedhja e kandidatit që garanton stabilitet. Pasi nga shtabet tona që i kemi nga terren, ne që tani mund t’ia urojmë fitoren kandidatin Stevo Pendarovski.

Fitorja e tij është treguesi më i mirë për përcaktimin tonë partiak por edhe faktin se shqiptarët janë elementi që e përcakton të ardhmen strategjike të vendit”, ka deklaruar Gashi.

Hoxha: Procesin zgjedhor përfundimisht e shpëtuan votat e opozitës shqiptare

May 5, 2019

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha theksoi se procesin zgjedhor përfundimisht e shpëtuan votat e opozitës shqiptare.

“Lëvizja Besa që nga orët e hershme ka qenë në krye të detyrës dhe arritëm të thyejme heshtjen e bojkotit të heshtur që kanë bërë partitë shqiptare në pushtet duke dashur t’ia mveshin Lëvizjea Besa reapektivisht opozitës shqiptare. Forca reale e partive shqiptare në pushtet u pa në rethin e parë. Çdo rritje vote në rrethin e dytë është falë angazhimit të Lëvizjes Besa dhe kjo mund të shihet qartazi në gjitha komunat shqiptare. Ne jemi të kënaqur që arritëm të lëmë gjurmë në shpëtimin e procesit euro integrues të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments