Zyra e kryeministrit, Albin Kurti ka lëshuar një komunikatë për media ku jepen detaje nga takimi i sotëm në Bruksel në të cilin Kosova u përfaqësua nga kryenegociatori, Besnik Bislimi.
Në këtë komunikatë thuhet se tema e takimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb brenda rregullores se BQK-së.
“Takimet u zhvilluan në format trilateral e bilateral. Tema e takimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore.Pala jonë, i ka dorëzuar propozimet e idetë e saj rreth çështjes e në takimet e sotme i prezantoi e argumentoi ato. Propozimet tona janë në linjë me rregulloren e BQK-së, për të cilën ritheksojmë se përmbajtja e së cilës nuk po diskutohet”, thuhet në komunikatë.
Tutje, thuhet nga lehtësuesi i procesit është vënë në dukje se propozimet e palëve nuk janë përafruar ende dhe paraqitet nevoja për potencialisht një takim të radhës për javën e ardhshme.