8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZVKP Artan Grubi: Qeveria miratoi planin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ

ZVKP Artan Grubi: Qeveria miratoi planin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 40 të saj miratoi planin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se vendimet e reja të punës administratorëve do tu ndahen ditëve në vijim.

Grubi thotë se Ministria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim për planin e sistemimit të nëpunësve administrativ kurse Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është angazhuar që brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e akteve për sistematizim të këtyre administratorëve, në kuadër të kompetencave të saja të përfundojë procedurën e dhënies së pëlqimit për vendet e punës ku do të sistemohen këta nëpunës administrativ.

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është e obliguar që brenda 15 ditëve pas miratimit të Planit, të përgatisë vendime individuale për çdo nëpunës administrativë që do të sistemohet në organet e administratës shtetërore.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se organet e administratës shtetërore janë të obliguara që nëpunësit administrativ që do t’i pranojnë, të ju mundësojnë trajnime profesionale me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre.

Sipas Grubit, Agjencia e Punësimit brenda kësaj periudhe do të bëjë ç’lajmërimin e nëpunësve administrativ nga Ministria për sistem politik dhe të njëjtit do t’i lajmërojë në vendet e reja të punës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments