6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaZvicra lejon frekuentimin e vendeve të adhurimit fetar nga 28 maji

Zvicra lejon frekuentimin e vendeve të adhurimit fetar nga 28 maji

Qeveria zvicerane vendosi sot të lejojë frekuentimin e vendeve të adhurimit të të gjitha besimeve nga 28 maji, duke lejuar kështu rifillimin e martesave, pagëzimeve dhe riteve të tjera fetare.

“Jeta normale ka rifilluar rrjedhën e saj dhe Këshilli Federal vendosi këtë mëngjes të autorizojë shërbimet fetare nga 28 maji, një javë më herët nga sa pritej”, njoftoi ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset.

Javët e fundit, disa shërbime fetare janë mbajtur pas dyerve të mbyllura dhe janë transmetuar në internet ose në televizion.

Zvicra, e cila nuk ka vendosur një kontroll të rreptë si vendet e tjera europiane, filloi më 27 prill lehtësimin e masave të jashtëzakonshme të marra kundër COVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments