Kosova dhe Maqedonia janë dy shtetet Ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën.
Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrëzikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës.
Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 22 marsi 2021.
Kosova dhe Maqedonia janë dy shtetet Ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës nuk mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Maqedoni.
Nga ana tjetër, Shqipëria ende vazhdon të mos jetë në listen me rrezikshmëri të lartë Covid për shtetin e Zvicrës, shkruan tutje albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka theksuar se shteti i Spanjës është hequr nga lista.