10 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeZvarritet vënia në qarkullim e autobusëve në Tetovë

Zvarritet vënia në qarkullim e autobusëve në Tetovë

Shkelet për të disatën herë afati për vënien në qarkullim të autobusëve në Tetovë. Drejtori i ndërmarrjes publike thotë se të gjitha procedurat janë në fazë bisedimesh dhe se transporti publik mund të nisë të funksionojë nga fundi i muajit maj. Nga SPB thonë se pastrimin e rrugëve nga makinat do ta bëjnë pasi komuna të zgjidhë problemin me furgonët privat.

Edhe pse nga Komuna e Tetovës u premtua se këto autobusë, do të fillojnë me punë më datë 15 mars, kaloi edhe 15 prilli dhe këta autobusë nuk kanë lëvizur nga vendi”.

Në terren nuk kanë nisur as punët përgatitore siç janë vendosja e stacioneve shtesë të pritjes. Autobusët nuk janë regjistruar ende, ndërsa nuk ka filluar as punësimi i shoferëve. Sipas drejtorit të ndërmarrjes për transport të Tetovës gjithçka është në fazë bisedimesh.

Duhet të zgjidhen disa probleme, fillimisht vet rrugët duhet të fillojnë të pastrohen, unë kërkova që njëra nga korsitë, pra e djathta të bëhet me përparësi kalimi për autobusin, moment tjetër janë vozitësit, që para dy ditësh takova njerëzit që kanë shfaqur interes për t’u angazhuar. Bëmë kërkesë në Qeveri të na jepen dy zyra, por ja edhe kjo punë u zvarrit pak nuk e di përse. Të shpresojmë, por në prill assesi, por kah fundi i majit nëse gjithçka shkon për peri dhe me qasjet më optimiste – u shpreh Darko Spiroski, Drejtor i N.P.T. Tetovë.

Nga ana tjetër nga Sektori i Punëve të brendshme thonë se pastrimin e rrugëve nga makinat do ta bëjnë pasi komuna të zgjidh problemin me furgonët privat.

Paraprakisht duhet të rregullohet çështja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal nëpër trasenë ku do të zhvillohet transporti publik. Gjithashtu SPB Tetovë kërkon që komuna të rregulloj statusin e furgonave që kryejnë transportin nga fshatrat që e lidhin Tetovën dhe me mbarimin e këtyre detyrimeve SPB ka plan adekuat për mbarëvajtjen e transportit dhe pastrimin e vend parkimeve të autobusëve – theksoi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Ndërmarrja për Transport e Tetovës ende nuk ka të rregulluar as vendin e parkimit të autobusëve, të cilët me muaj të tërë vazhdojnë të rrinë parkuar tek oborri i Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë, ndërsa nuk ka ende të caktuar as njerëz që do punojnë në administratën e Ndërmarrjes për transport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments