8.7 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeZv/kryeministri Mariçiq thotë se nuk ka dërguar puthje: Dafina turpëroi veten

Zv/kryeministri Mariçiq thotë se nuk ka dërguar puthje: Dafina turpëroi veten

Zëvendëskryeministrin për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq mohon t’i ketë dërguar puthje dhe t’ia ketë bërë me sy deputetes Dafina Stojanovska, shkruan TV21. Mariçiq thotë se deputetja e VMRO-DPMNE-së po e bën këtë për pikë politike.

Në lidhje me: “Ma bënte me sy dhe më çonte puthje”, deputetja akuzon zv/kryeministrin Mariçiq.

I mohoj fuqishëm gënjeshtrat e padenja dhe të ulëta të deputetes Dafina Stojanoska. Nuk kam pasur asnjë komunikim me deputeten dhe as nuk i kam dërguar ndonjë mesazh verbal apo gjestikulacion. Asgjë nga kjo. Dafina Stojanoska sot turpëroi të gjithë deputetët, gjithë Kuvendin e mbi të gjitha partinë e saj. Mirëpo, turpin më të madh i solli vetes. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë sjellje të denjë nga të zgjedhurit e tyre, jo lëvizje të turpshme për manipulime të lira partiake. Dinjiteti i Kuvendit të Maqedonisë është shumë më i rëndësishëm se interesat personale dhe partiake të Dafina Stojanoskës dhe nervozizmi dhe mungesës së idesë që mbretëron në kampin e saj”, shkruan Mariçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments