18.4 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaEkonomiNga Banka Botërore Kosova merr kredi 20 milionë dollarëshe për digjitalizim

Nga Banka Botërore Kosova merr kredi 20 milionë dollarëshe për digjitalizim

Kosova ka nënshkruar Projektin për Qeverisje Digjitale, i financuar nga Banka Botërore, i cili synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve administrative publike të përzgjedhura dhe të qasjes së përdoruesve në to.

Mbështetja e aprovuar financiare për projektin pesëvjeçar është kredi koncesionare prej 20 milionë dollarësh, nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) i Grupit të Bankës Botërore.

Kredia ka maturitet prej 25 vjetësh dhe grejs-periudhë prej 5 vjetësh. Projekti do të zbatohet nga Agjencia për Shoqërinë e Informacionit, ndërsa do të fokusohet në tri komponentë, në transformimin dixhital të Qeverisë, atë për shërbime publike, si dhe ngritjen e kapaciteteve.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas nënshkrimit të projektit.

“Projekti ka tri komponentë, transformimin digjital të Qeverisë, transformimin digjital për shërbime publike dhe ngritjen e kapaciteteve”.https://zeri.info/inarticle.html

“Te transformimi digjital i Qeverisë, një shembull i kësaj, do të ishte nënshkrimi digjital, i cili na është kërkuar nga Banka Botërore”.

“Transformimi digjital për shërbime publike, shumë certifikata dhe dokumente mund të shkarkohen online, pa pasur nevojë për të pritur në sportele, por do të investohet edhe më shumë në këtë aspekt”.

“Ngritja e kapaciteteve në mënyrë të qëndrueshme, që edhe pasi që të përfundojë projekti, të kemi staf dhe sisteme të qëndrueshme”.

“Ky projekt që financohet nga Banka Botërore ka 30 vjet maturitet, me normë interesi 1.25%, që është një normë e mirë”, ka thënë Murati.

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Massimiliano Paolucci, ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që ka internet të shtrirë në 100 për qind të territorit, por se kjo duhet të përkthehet edhe në rezultate.

Paolucci shtoi se projekti duke përmirësuar infrastrukturën digjitale, do ta përmirësojë edhe jetën e qytetarëve.

“Ky projekt do ta përmirësojë infrastrukturën digjitale e njëkohësisht edhe jetën e qytetarëve. Kosova ka shënuar disa të arritura për transformimin digjital. Është vendi i vetëm në Evropë që ka mbërritur ta shtrijë internetin në të gjithë territorin”.

“Por, këto përparësi nuk po përkthehen në rezultate. Digjitalizimi do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e grave. Jemi të përkushtuar për ta përkrahur Kosovën edhe më tutje”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments