Shkup, 20 nëntor, zhurnal.mk – Ministria për Sistem Politik dhe mardhënie mes komuniteteve që e drejton zv/kryeministri Artan Grubi nuk është transparente në raport me opinionin. Kjo e vërteton edhe uebfaqja e kësaj ministrie që për momentin nuk është në funksion dhe qytetarët nuk po munden të marrin informacionet që iu duhen nga kjo ministri.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka hulumtuar rreth problemit në fjalë dhe se faqja e kësaj ministrie nuk funksionon që nga 26 tetori dhe për këtë ende nuk është prononcuar zv/kryeministri Grubi.
Zhurnal kërkoi prononcim se pse uebfaqja nuk është në funksion, por nga kjo ministri nuk na dhanë përgjigje.
Kompania që e mirëmbanë ueb faqen e Ministrisë për Sistem Politik, që është e njohur për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, dhe sipas marrëveshjes është përgjegjëse të mirmbanë dhe azhuron ueb faqen.
Ne kontaktuam edhe kompaninë në fjalë, por as nga kjo kompani nuk dha sqarime konkrete se pse ueb faqja e Ministrisë për Sistem Politik nuk është në funksion.
Kjo ministri duhet të jep sqarime në opinion rreth këtij problemi shumë të rëndësishëm, sepse qytetarët kanë të drejtë të jenë të informuar për aktivitetet e kësaj ministrie, e sidomos për të punësuarit që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.