13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeTETOVË -PROTESTË: EKSPOZOHEN FATURAT E ENERGJISË ELEKTRIKE

TETOVË -PROTESTË: EKSPOZOHEN FATURAT E ENERGJISË ELEKTRIKE

Aktivitetin e 16-të me radhë, Këshilli për organizimin e protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike “Boll Më” e kanë zhvilluar në Urën e Gurit në Tetovë, por, ndryshe nga herët tjera. Ata kanë ekspozuar fatura të energjisë elektrike, që sipas tyre janë me cmime marramendëse. Nga ky Këshill kanë thënë se krahas se shtëpitë janë pa banorë, faturat u kanë ardhur tejet të larta.

Nga ky Këshill kanë drejtuar akuza ndaj autoriteteve se faturat e larta shpërndahen vetëm në pjesën perëndimore të vendit, në vendbanime shqiptare.

Ata janë të zhgënjyer edhe nga Qeveria, sic thanë, që nga fillimi I protestave, Qeveria nuk e ka pa të udhës të shqyrtojë mundësinë e uljes së cmimit të energjisë elektrike./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments