Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga zv.ministri i Arsimit, Lulëzim Aliu, kanë shpërndarë sot, në ditën e parë të nisjes së procesit arsimor, kanë shpërndarë abetaren e unifikuar shqiptare, në shkollën fillorë “Liria” në Shkup.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i “Alternativës”, Zeqirija Ibrahimi, drejtori i ITTKSH-së, Skender Hasani, si dhe funksionarë tjerë të qeverisë dhe deputetë.
Shpërndarja e abetares së unifikuar, nga e cilat prej vitesh mësojnë nxënësit e Shqipërisë, Kosovës dhe Luginë së Preshevës, për herë të parë është shpërndarë në Maqedoninë e Veriut, ndonëse një gjë e tillë premtohej gjatë kohë.