Sipas burimit të portalit,Zoom.mk, në seancën e mbrëmshme, me propozim të MPJ-së, qeveria miratoi propozimin që Besmira Ejupi të dërgohet si konsull i përgjithshëm i Maqedonisë në Nju Jork.
Prezantuesja televizive Besmira Ejupi do të bëhet Konsullja e Përgjithshme e RS Maqedonisë në Nju Jork, SHBA, njoftoi portali Zoom, duke cituar një burim qeveritar.
Sipas burimit të portalit, në seancën e mbrëmshme, me propozim të MPJ-së, qeveria miratoi propozimin që Besmira Ejupi të dërgohet si konsull i përgjithshëm i Maqedonisë në Nju Jork.
Në periudhën e ardhshme, në konsultim me kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, zyrtarisht nga vendi pritës do të kërkohet marrëveshje për konsullin e ri.